No products in the cart.

Shop

Winter Darkest Tragedy

38.00

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit. Simul vidisse eu vim. Probo tincidunt ne vel.

Out of stock

SKU: 37 Category: Tags: ,

"Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea."

Michael Lord - New York Times

"Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea."

Joanne Smith - Huffington Post

"Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea."

Minnie Loyd - The Guardian

Description

Teksti “Shoqëria dhe Mjedisi 1”është mbështetur në fushën kurrikulare “Shoqëria dhe Mjedisi”, e cila ndihmon nxënësit për zhvillimin intelektual, social, fizik, në zhvillimin e të menduarit kritik e krijues të tyre, si dhe në zhvillimin e kompetencave të nevojshme për të përmbushur rolin e tyre si qytetar të një shoqërie demokratike. Ky tekst synon t’i përgatisë nxënësit për jetën në shoqëri, duke i njohur ata me mënyrën si ajo funksionon, ndryshon, dhe i përgatit ata për të kontribuar për të. Nëse njeriu nuk është qytetar në klasën e vet sot, ai nuk mund të jetë qytetar në vendin e tij nesër, prandaj nxënësit të përgatiten për të luajtur rolin e tyre aktiv. Lënda “Shoqëria dhe Mjedisi” për klasën e parë hedh themelet për zhvillimin e njohurive, formimin e shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve të nxënësve.

Çfarë përmban libri?
Libri “Shoqëria dhe Mjedisi 1” është konceptuar në përputhje me programin “Shoqëria dhe Mjedisi” të miratuar nga MASHT, në gusht 2018. Mësuesi mund të bëjë shumë për t’i mësuar nxënësit të komunikojnë në mënyrë të kulturuar, për të kultivuar identitetin personal, shoqëror, kulturor, krenarinë kombëtare, ti mësojnë ata se si të ndërtojnë marrdhënie bashkëpunimi të ngrohta me njëri-tjetrin në një komunitet, të kuptojnë rolin që duhet të luajnë në familje në raport edhe me pjesëtarët e tjerë të saj.
Ky tekst mundëson që nxënësit të aftësohen në zotërimin e njohurive për vetveten, të kenë njohuri dhe shprehi për të jetuar në kolektivitet, të zotërojnë shkathtësitë e duhura në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme në situata të ndryshme, të paisen me njohuri dhe shprehi në ruajtjen e mjedisit, në njohjen dhe zbatimin e rregullave në mjedise të ndryshme. Nxënësve ju krijohet mundësia që të kuptojnë më mirë mjedisin ku jetojnë, raportet që ata duhet të krijojnë në familje, shkollë dhe shoqëri.
Për realizimin e standardeve të kërkuara në këtë lëndë, mësimdhënësit të studiojnë rezultatet e fushës dhe të lëndës, pasi vetëm kështu nxënësit do të arrijnë rezultatet e të nxënit të lëndës (RNL) për temat që trajtohen në klasën e parë, të dala nga rezultatet e të nxënit të fushës (RNF) “Shoqëria dhe Mjedisi”. Mësuesi/ja të analizojë lidhjen me kurrikulën bërthamë, për të realizuar kështu një të nxënë të qëndrueshëm dhe cilësor të nxënësve.
Pse është i rëndësishëm studimi i librit “Shoqëria dhe Mjedisi 1”?
Në realizimin me sukses të temave mësimore në këtë lëndë, janë dhënë disa modele të orëve mësimore, të cilat janë orientuese, por jo detyrimisht të zbatueshme. Mbështetur në nivelin e nxënësve të klasës tuaj, në mundësitë reale që ju keni në shkollë dhe klasë, si dhe në përvojën tuaj të grumbulluar në vite, ju mund të përdorni metoda, strategji dhe teknika të ndryshme në funksion të temave në mësimdhënien e kësaj lënde. Ky tekst sygjeron përdorimin e metodave, teknikave dhe strategjive të mësimdhënies të cilat nxitin të nxënit bashkëpunues, ndërveprimin dhe punën kërkimore të nxënësve, duke respektuar stilet e tyre të të nxënit.
Teksti “Shoqëria dhe Mjedisi 1” është koherent, nga mënyra se si prezantohet, është i qartë dhe i kapshëm për nxënësit. Ai krijon mundësi për vlerësim dhe vetëvlerësim, për punë të pavarur, për nxitjen e kuriozitetit të nxënësve në marrjen e informacioneve të kërkuara. Ky tekst nxit pjesëmarrjen aktive të nxënësve, rrit aftësitë vendimmarrëse të tyre, i përgatit nxënësit për të reflektuar ndaj problemeve të ndryshme shoqërore si dhe në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive. Ky tekst ndikon në edukimin e nxënësve me ndjenjën e dialogut, tolerancës, mirëkuptimit, solidaritetit midis brezave, kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare. Teksti ka si qëllim ruajtjen dhe respektimin e dinjitetit njerëzor, kujdesinin ndaj rreziqeve, parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Tekstet, ushtrimet dhe detyrat u përshtaten aftësive psiko–sociale të nxënësve, krijojnë mundësi për mësimdhënie të diferencuar, mbështetur në veçoritë psikologjike të secilit nxënës, duke respektuar moshën dhe mundësitë e tyre për të nxënë. Nxënësit dallojnë dhe kuptojnë rolin e institucioneve sociale të tilla si familja, shkolla, duke shqyrtuar ndikimin që ato kanë në jetën e tyre.

Grup i autorëve

Additional information

Weight 0.5 kg
Dimensions 56 × 23 × 27 cm
Type

Paperback, Hardcover, Audiobook, Audio CD, Kindle

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%