Shop

TIK 8 – (LIBËR BAZË)

“Teknologji me TIK”  për klasën e tetë është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive nga kjo fushë, që ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe të shkathtësive të nevojshme për përdorim të suksesshëm dhe të pavarur të pajisjeve të teknologjisë në shërbim të njeriut. Përmbajtja e tekstit duhet t’u ndihmojë nxënësve dhe arsimtarëve për realizimin e përmbajtjeve të njësive mësimore lidhur me fushën “Teknologji me TIK”.  Teksti përbëhet prej tetë kapitujsh. Në kapituj janë shtjelluar me radhë shkathtësitë e disenjimit, teknologjia e materialeve, mekanizmat dhe transmetuesit, pajisjet teknike, teknologjia e transportit – trafiku, teknologjia e informimit dhe e komunikimit, karriera ime dhe ndërmarrësi i ri. Shpjegimi i përmbajtjes programore është bërë për t’i kuptuar: paraqitjen grafike të objekteve, projeksionet aksonometrike – izometrike, dymetrike dhe të pjerrëta, prerjet e trupave, shpalosjen e sipërfaqeve, njohjen me materialet makinerike, teknologjinë e materialeve makinerike, transmetuesit dhe motorët, përdorimin e pajisjeve teknike, trafikun, zgjerimin e punës me kompjuter, zhvillimin e karrierës dhe ndërmarrësinë. Janë realizuar shembuj konkretë për paraqitjen e trupave. Gjithashtu, janë dhënë edhe disa detyra projektuese, me qëllim që të konkretizohen njohuritë e nxëna. Është propozuar që të bëhen prova me materiale makinerike, prova me transmetues, dhe këto të realizohen sipas mundësisë edhe me modele, të cilat mund të aplikohen me projektim në kompjuter. Gjatë shtjellimit të materialit, nxënësit kanë mundësi të njihen me teknologjinë e informimit dhe të komunikimit nëpërmjet internetit. Materiali është prezantuar nëpërmjet ilustrimeve të shumta me shembuj konkretë, me qëllim që nxënësi/ja, pas udhëzimeve të dhëna nga arsimtari/ja, të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur. Gjatë shtjellimit të njësive mësimore janë shtruar pyetje për ta vërtetuar dijen e nxënë.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/110, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Teknologji me TIK 8 për klasën e tetë
Arbnor Pajaziti, Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi-Rudi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu; enver.hamiti@uni-pr.edu; vjollca.komoni@uni-pr.edu; zanakurtishi@hotmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Shend Tigani
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Marigona Krypa, Nehar Shasivari, Sevdije Haxhibeqiri

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:62(075.3)

Teknologji me TIK 8 : për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët /
Arbnor Pajaziti… [et al.].
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 204 f. :ilustr. ; 25 cm.
1. Pajaziti, Arbnor 2. Hamiti, Enver 3. Komoni, Vjollca 4. Kurtishi-Rudi, Zana
ISBN 978-9951-05-412-6

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/110, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Arbnor Pajaziti, Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi-Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
enver.hamiti@uni-pr.edu
vjollca.komoni@uni-pr.edu
zanakurtishi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%