Shop

TIK 8 – (FLETORE PUNE)

Fletorja e punës është hartuar duke u mbështetur në tekstin “Teknologji me TIK” për klasën e tetë, dhe trajtohet si pjesë përbërëse e tij. Kjo fletore i ndihmon nxënësit që më lehtë t’i përvetësojnë njësitë mësimore si dhe të fitojnë njohuri të reja nga shkathtësitë e disenjimit, teknologjia e materialeve, mekanizmat dhe transmetuesit, pajisjet teknike, teknologjia e transportit, teknologjia e informimit dhe e komunikimit, ndërmarrësi i ri dhe karriera ime, përdorimi i tyre në praktikë, si dhe realizimi i projekteve përmes mësimeve praktike. Detyrat praktike të paraqitura në fletoren e punës janë të ndërlidhura me temat e shtjelluara, dhe secila sosh u përgjigjet njësive mësimore të shtjelluara në tekstin “Teknologji me TIK” për klasën e tetë. Nxënësit udhëzohen t’i kryejnë me sukses përgjigjet e pyetjeve nga temat e përcaktuara me planprogram, disenjimin e objekteve, përdorimin e kompjuterit për punë të caktuara, plotësimin e tabelave dhe punimin e modeleve nga fletorja e punës. Për këtë qëllim, së pari ata duhet ta lexojnë tekstin që është dhënë në fletoren e punës, ta kuptojnë përmbajtjen e pyetjeve apo të detyrave, ta konsultojnë librin bazë, ta mendojnë dhe ta japin përgjigjen e kërkuar ose të ndërmarrin veprime/punë të caktuara deri te konkretizimi i suksesshëm i tyre. Nëpërmjet lëndës “Teknologji me TIK” klasa 8, nxënësit stimulohen që t’i zhvillojnë shkathtësitë praktike, duke filluar me përdorimin e metaleve dhe materialeve të tjera, veglave dhe pajisjeve të punës, për të zhvilluar të menduarit kritik gjatë krijimit të modeleve në praktikë. Ata, gjithashtu, nxiten të bashkëpunojnë, të punojnë në grupe dhe projekte të ndryshme, të shfaqin qëndrime vendimmarrëse në situata të ndryshme, duke dhënë arsyetime mbi vendimet që marrin, që të përgatiten për jetën profesionale dhe karrierën e ardhshme. Sugjerojmë që nxënësit së bashku me arsimtaren/in të përdorin detyra dhe projekte të tjera, të ngjashme me këto në fletoren e punës, për të arritur rezultate më të larta.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/112, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Teknologji me TIK 8 – Fletore pune për klasën e tetë
Enver Hamiti, Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi-Rudi
enver.hamiti@uni-pr.edu; arbnor.pajaziti@uni-pr.edu; vjollca.komoni@uni-pr.edu; zanakurtishi@hotmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Shend Tigani
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Marigona Krypa, Nehar Shasivari, Sevdije Haxhibeqiri

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:62(075.3)(076.1)

Teknologji me TIK 8 : fletore pune : për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët /
Enver Hamiti… [et al.].
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 104 f. :ilustr. ; 25 cm.
1. Hamiti, Enver 2. Pajaziti, Arbnor 3. Komoni, Vjollca 4. Kurtishi-Rudi, Zana
ISBN 978-9951-05-413-3

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/112, të datës 13.08.2021

Category:

Additional information

Autorët

Enver Hamiti, Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi-Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
enver.hamiti@uni-pr.edu
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
vjollca.komoni@uni-pr.edu
zanakurtishi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%