Shop

TIK 10
(FLETORE PUNE)

3.00

Fletore pune është hartuar duke u mbështetur në tekstin Teknologjia e lnformimit dhe Komunikimit (TIK), klasa e dhjetë dhe duhet të trajtohet si pjesë përbërëse e tij. Kjo fletore ndihmon që më lehtë të përvetësohen njësitë mësimore, si dhe të përgatisë nxënësit dhe t’i orientojë ata drejt qëllimeve të veta, orientimin në karrierë, zhvillimin dhe thellimin e njohurive në lëminë e TIK-ut.
Formulat, funksionet, grafiket dhe prezantimet, me përdorimin e programeve aplikative kompjuterike, që janë gjithashtu thelbësore në praktikat teknologjike për përcaktimin dhe sqarimin e ideve dhe zgjidhjeve të propozuara, janë përfshirë në këtë fletore të punës.
Detyrat e paraqitura në fletoren e punës janë të ndërlidhura me temat e përcaktuara me plan-program dhe secila iu përgjigjet njësive mësimore të shtjelluara në tekstin TIK, klasa 10.
Për t’i kryer me sukses përgjigjet në pyetjet nga temat e përcaktuara në fletore pune, së pari lexohet teksti që është dhënë në fletore, të kuptohet përmbajtja e pyetjeve apo detyrave, të konsultohet libri bazë, pastaj të mendohet dhe të jepet përgjigjja e kërkuar ose të ndërmerren veprime të caktuara deri të konkretizimi i suksesshëm i tyre.
Në lëndën TIK, klasa e 10 -të, përfshihen disa nga konceptet kryesore të kësaj fushe si: TIK, për punë, edukim, ndërmarrësi, këshillim, orientim në karrierë dhe edukim për zhvillim të qëndrueshëm. Nxënësit stimulohen që të zhvillojnë shkathtësi praktike duke zgjidhur probleme të ndryshme me kompjuter, të zhvillojnë të menduarit kritik, gjithashtu të nxiten në bashkëpunimin, punën në grupe dhe projekte të ndryshme, të shfaqin qëndrime vendimmarrëse në situata të ndryshme duke dhënë arsyetim mbi vendimet që marrin, të përgatiten për jetën profesionale dhe karrierën e ardhshme.
Për të arritur rezultate më të larta, sugjerojmë që nxënësit, së bashku me arsimtaren/in, të përdorin detyra dhe projekte të tjera, të ngjashme me këto në fletore pune.
Ju dëshirojmë punë të mbarë rreth realizimit të detyrave dhe modeleve të parashtruara në këtë fletore të punës.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 165/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 1.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
TIK 10 – Fletore Pune për klasën e dhjetë
Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamit, Zana Kurtishi Rudi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu; vjollca.komoni@uni-pr.edu; enver.hamiti@uni-pr.edu; zanakurtishi@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Sc. Azem Kyçyku, Dr. Sabrije Osmanaj, Arsie Aliqi, Egzona Kllokoqi, Rukije Vllasa
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Kopertina: Shend Tigani
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
37.016:004(075.3)
Hamiti, Enver
TIK 10 – Fletore Pune/ Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Arbnor Pajaziti, Zana Kurtishi Rudi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 54 f ilustr; 24 cm.
1. Komoni, Vjollca 2. Pajaziti, Arbnor 3. Rudi, Kurtishi Zana
ISBN 978-9951-05-339-6

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Zana Kurtishi Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
vjollca.komoni@uni-pr.edu
enver.hamiti@uni-pr.edu
zanakurtishi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%