No products in the cart.

Shop

TEKNOLOGJIA ME TIK 9
(LIBËR BAZË)

2.50

Hyrje
Ky tekst shkollor u dedikohet nxënësve të klasëve të nënta të shkollës së mesme të ulët Teknologjia në përgjithësi dhe teknologjia e informimit dhe komunikimit (TIK) në veçanti paraqet njërin nga lëmenjtë kryesorë në jetën bashkëkohore të njeriut; është pjesë e pandarë e veprimtarisë së përditshme të tij dhe sinonim gatishmërisë për t’u marrë me problemet nga lëmenjte e ndryshëm. Lënda “Teknologji me TIK” për klasën e 9 është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake nga kjo fushë dhe ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe të shkathtësive të nevojshme nga elektroteknika, elektronika, teknologjia e transportit, përdorimi i suksesshëm dhe i pavarur i pajisjeve të teknologjisë së informimit dhe komunikimit në përgjithësi. Gjithashtu një kujdes i veçantë itu është kushtuar edhe materialeve elektroteknike dhe elektroinstaluese si bazë të ndërtimit dhe funksionimit të aparateve elektrotermike shtëpiake. Një kategori e veçantë i dedikohet edhe teknologjisë së transportit tokësor, ujor dhe ajror, si dhe sistemeve komanduese dhe drejtuese të tyre. Teksti përbëhet prej pesë kapitujve. Në kapitullin e parë trajtohen teknoIogjia e materialit dhe bazat e elektroteknikës. Në kapitullin e dytë janë shtjelluar aplikimet e elektroteknikës dhe aparatet elektrotermike shtëpiake. Këtu janë përfshirë aplikimi i elektroteknikës dhe aparatet elektrotermike shtëpiake, aplikimi i induksionit elektromagnetik në teknikë si dhe konstruksioni i aparateve elektrotermike shtëpiake. Në kapitullin e tretë janë prezentuar elementet e qarqeve elektrike dhe elektronike, si dhe qarqet e integruara. Në kapitullin e katërt është bërë prezentimi 2 transporti tokësor, ujor dhe ajror, i sistemeve të komandimit të mjeteve të transportit; pastaj janë shtjelluar sistemet drejtuese dhe mbështetëse në transport. Kapitulli i pestë ka të bëjë me TIK-un. Këtu janë shtjelluar sistemet numerike, njësia për sasinë e inforrnatës dhe kodet, sistemi kompjuterik, hardueri, softueri, sistemi operativ dhe programet aplikative. Materiali i përzgjedhur në këtë tekst dhe mënyra e prezentimit me ilustrime dhe shembuj konkretë, mundësojnë që nxënësit të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë përmbajtjen dhe zbatimin e njohurive në praktikë. Terminologjia e përdorur në këtë tekst për nivelin e nxënësve është e re dhe e vështirë për t’u kuptuar. Mirëpo, mendojmë se më kohë kjo terminologji do të gjejë vendin e vet edhe në praktikë. Prandaj, mirëpresim çdo vërejtje e sygjerim nga arsimtarët dhe nxënësit lexues të tij. Që ta lehtësojmë punën e arsimtarëve dhe të nxënësve, kapitulli i TIK është ilustruar me përmbajtje softuerike interaktive, që është vendosur në një CD si shtesë e librit.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 2077/02-1 të datës 04.07.2006
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Teknologjia me tik 9 për klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët
Arbnor Pajaziti, Agron Dida, Kimete Dida, Vjollca Komoni, Enver Hamiti
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor artistik dhe disenji: Berat Lipa
Redaktor teknik: Gentian Lluka
Recensentë: Dr. Luan Ahma, Dr. Ahmet Geca, Ylber Çitaku
Lektor: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.891 (075.2)
Teknologji me TIK: tekst shkollor për klasën e nëntë të shkollës fillore / Arbnor Pajaziti …[et al.].
Pejë: Dukagjini, 2006. – 220f.: ilustr. Me ngjyra; 30 cm.
Hyrje: f. 7
ISBN 9951-05-131-6
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 2077/02-1 të datës 04.07.2006

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Arbnor Pajaziti
Agron Dida
Kimete Dida
Vjollca Komoni
Enver Hamiti

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
arbnorpajaziti@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%