No products in the cart.

Shop

TEKNOLOGJIA 8
(LIBËR BAZË)

2.50

Hyrje
Ky tekst shkollor u dedikohet nxënësve të klasëve të teta të shkollës së mesme të ulët. Teknologjia për klasën e tetë është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive nga kjo fushë dhe ka të bëjë me përvetësimin e njohurive dhe të shkathtësive të nevojshme për përdorim të suksesshëm dhe të pavarur të pajisjeve të teknologjisë në shërbim të njeriut. Përmbajtja e tekstit duhet t’iu ndihmojë nxënësve dhe arsimtarëve për realizimin e përmbajtjeve të njësive mësimore lidhur me këtë tëmë. Teksti përbëhet prej shtatë kapitujve. Në kapitujt janë shtjelluar me radhë paraqitja e trupave, teknologjia e materialeve makinerike, transmetuesit dhe motorët, trafiku, teknologjia e përpunimit të ujit, përdorimi i pajisjeve teknike si dhe komunikimi me kompjuter. Shpjegimi i përmbajtjes programore është bërë për të kuptuar paraqitjen grafike të objekteve, projeksionin e pjerrët, aksonometrinë, prerjet e trupave, shpalosjen e sipërfaqeve, njohjen me materialet makinerike, teknologjinë e materialeve makinerike, transmetuesit dhe motorët, teknologjinë e përpunimit të ujit, përdorimin e pajisjeve teknike, trafikun si dhe zgjerimin e punës me kompjuter. Janë realizuar shembuj konkretë për paraqitjen e trupave. Janë dhënë edhe disa detyra projektuese me qëllim që të konkretizohen njohuritë e nxëna. Eshtë propozuar që të bëhen prova me materiale makinerike, prova me transmetues, dhe këto të realizohen sipas mundësisë edhe me modele, të cilat mund të aplikohen me projektim në kompjuter. Gjatë shtjellimit të materies nxënësit kanë mundësi të njihen me teknologjinë e komunikimit nëpërmjet internetit. Materiali është prezentuar nëpërmjet ilustrimeve të shumta me shembuj konkretë, me qëllim që nxënësi pas udhëzimeve të dhëna nga arsimtari, të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur. Gjatë shtjellimit të njësive mësimore janë shtruar pyetje për të vërtetuar dijen e nxënë. Meqë materiali i përpunuar është mjaft i gjerë, mirëpresim çdo vërejtje dhe sugjerim që do të përmirësonte cilësinë për botimet e ardhshme të tij.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 477/02-1 të datës 07.07.2005
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 28.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Teknologjia 8 për klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët
Vjollca Komoni
vjollca.komoni@uni-pr.edu
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor artistik dhe disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Gentian Lluka
Recensentë: Dr. Naser Zabeli, Dr. Afërdita Zuna, Shaip Hasani, Zethane Ulaj, Hedije Maliqi, Linda Salihu
Lektor: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.862 (075.02)
TEKNOLOGJIA: Tekst shkollor për klasën e tetë të shkollës fillore / Vjollca Komoni…[et al.]
Pejë: Dukagjini, 2005. – 120f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.
Në vend të parathënies: f. 7
1. Komoni, Vjollca
ISBN 9951-05-087-5
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 477/02-1 të datës 04.07.2005

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Vjollca Komoni,Abrnor Pajaziti, Kimete Dida, Enver Hamiti

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
vjollca.komoni@uni-pr.edu

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%