No products in the cart.

Shop

TEKNOLOGJI ME TIK 7
(LIBËR BAZË)

3.80

Lënda mësimore Teknologji me TIK ka përmbajtje programore, nga dy orë në javë, përkatësisht 74 orë në vit, me ç’rast plani dhe programi lëndor ka hyrë në fuqi për zbatim në të gjitha shkollat në vitin 2018/2019.
Teksti ndihmon në realizimin e përmbajtjeve që janë përcaktuar në lëndën Teknologji me TIk për klasën e shtatë, nëpërmjet metodave të ndryshme të punës, me qëllim të përmbushjes së arritjes së kompentencave, rezultateve të fushës dhe lëndës përmes praktikës dhe planprogramit gjithëpërfshirës. Teksti gjithashtu ndihmon të përgatisë nxënësit dhe t’i orientojë ata drejt qëllimeve të veta, këshillimin dhe orientimin në karrierë, ndërmarrësin e ri, mësimin e pjesëve të teknologjisë, përdorimin e tyre në praktikë, si dhe realizimin e projekteve përmes mësimeve praktike.
Për realizimin e suksesshëm të lëndës Teknologji me TIK përveç përdorimit të tekstit, mësimdhënësit mund të përgatisin dhe përdorin materiale të tjera pune.
Përmbajtja e tekstit përfshin temat e shtjelluara me qëllim që nxënësi të ketë mundësi të njihet me këto tema: materialet dhe përpunimi i tyre; njeriu dhe shoqëria në teknologji; strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjia; teknologjia e informimit dhe komunikimit; këshillimi dhe orientimi në karrierë dhe ndërmarrësi i ri.
Gjatë shtjellimit të tekstit kemi pasur parasysh që nëpërmjet shembujve të shumtë, nxënësve t’u mundësohet të fitojnë njohuri të reja, shkathtësi dhe aftësi të shekullit 21. Le të shërbejë ky tekst si udhërrëfim që nëpërmjet hulumtimit, punës praktike dhe zgjidhjes së problemeve, nxënësit t’i zbatojnë njohuritë e fituara nga fusha e Teknologjisë me Tik.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 136/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Teknologji me TIK 7 për klasën e shtatë
Arbnor Pajaziti, Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi Rudi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu ; enver.hamiti@uni-pr.edu ; vjollca.komoni@uni-pr.edu ; zanakurtishi@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Ahmet Geci, Bujar Krasniqi, Nadire Gashi, Shaip Gugjuli
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Ilustrimet:
Kopertina: Shend Tigani
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

004(075.2)
Pajaziti, Arbnor
Teknologji me TIK 7 /Zana Kurtishi Rudi, Enver Hamiti, Vjollca Komoni
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 152f.: ilustr.; 24 cm.
1. Rudi Kurtishi, Zana ; 2.Hamiti, Enver; 3.Komoni, Vjollca
ISBN 978-9951-05-311-2

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 136/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Arbnor Pajaziti, Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
enver.hamiti@uni-pr.edu
vjollca.komoni@uni-pr.edu
zanakurtishi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%