Shop

TEKNOLOGJI ME TIK 7 (FLETORE PUNE)

2.70

Fletore pune është hartuar duke u mbështetur në tekstin Teknologji me TIK për klasën e shtatë dhe duhet të trajtohet si pjesë përbërëse e tij. Kjo fletore ndihmon që më lehtë të përvetësohen njësitë mësimore si dhe të përgatisë nxënësit dhe t’i orientojë ata drejt qëllimeve të veta, orientimi në karrierë, mësimin e pjesëve të teknologjisë, teknologjinë e informimit dhe komunikimt, shkathtësitë e të punuarit dhe dizajnimit, përdorimin e tyre në praktikë si dhe realizimin e projekteve përmes mësimeve praktike.
Detyrat praktike të paraqitura në fletore pune janë të ndërlidhura me temat e shtjelluara dhe secila sosh i përgjigjet njësive mësimore të shtjelluara në tekstin Teknologjia me TIK klasa 7.
Për të kryer me sukses përgjigjet në pyetjet nga temat e përcaktuara me planprogram, dizajnimin e objekteve, përdorimin e kompjuterit për punë të caktuara, plotësimin e tabelave dhe punimin e modeleve nga fletore pune, së pari lexohet teksti që është dhënë në fletore, të kuptohet përmbajtja e pyetjeve apo detyrave, të konsultohet libri bazë, pastaj të mendohet dhe të jepet përgjigjja e kërkuar ose të ndërmerren veprime/punë të caktuara deri te konkretizimi i suksesshëm i tyre.
Nëpërmjet lëndës Teknologji me TIK nxënësit stimulohen që të zhvillojnë shktathtësitë praktike duke filluar me përdorimin e materialeve të ndryshme, veglave të punës, të zhvillohen të menduarit kritik gjatë krijimit të modeleve në praktikë, gjithashtu të nxiten në bashkëpunimin, punën në grupe dhe projekte të ndryshme, të shfaqin qëndrime vendimmarrëse në situata të ndryshme duke dhënë arsyetim mbi vendimet që marrin, përgatiten për jetën profesionale dhe karrierën e ardhshme.
Për të arritur rezultate më të larta, sugjerojmë që nxënësit së bashku me mësimdhënësin/en të përdorin detyra dhe projekte të tjera, të ngjashme me këto në fletore pune.
Shfrytëzojmë rastin që të ju dëshirojmë punë të mbarë rreth realizimit të detyrave dhe modeleve të parashtruara në këtë fletore pune.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët fillor, me vendimin numër 268/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Teknologji me TIK 7- Fletore pune për klasën e shtatë
Arbnor Pajaziti, Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi Rudi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu , enver.hamiti@uni-pr.edu , vjollca.komoni@uni-pr.edu , zanakurtishi@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Ahmet Geci, Bujar Krasniqi, Nadire Gashi, Shaip Gugjuli
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Ilustrimet:
Kopertina: Shend Tigani

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
004(076.1)(075.2)
Pajaziti, Arbnor
Teknologji me TIK 7- Fletore Pune /Zana Kurtishi Rudi, Enver Hamiti, Vjollca Komoni
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 86f.: ilustr.; 24 cm.
1. Rudi Kurtishi, Zana; 2. Hamiti, Enver; 3. Komoni, Vjollca

 

ISBN 978-9951-05-312-9

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 268/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Arbnor Pajaziti, Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Zana Kurtishi Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
enver.hamiti@uni-pr.edu
vjollca.komoni@uni-pr.edu
zanakurtishi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%