Shop

TEKNOLOGJI ME TIK 10
(LIBËR BAZË)

3.50

Lënda mësimore TIK është lëndë në kuadër të fushës kurrikulare Jeta dhe puna në bazë të vendimit të aprovuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës në vitin 2016. Kjo lëndë ka përmbajtje të re programore, nga dy orë në javë, përkatësisht 74 orë në vit, me ç’rast plani dhe programi lëndor hyjnë në fuqi për zbatim në të gjitha shkollat në vitin shkollor 2017/2018.
Teksti ndihmon në realizimin e përmbajtjeve që janë përcaktuar në lëndën TIK për klasën e dhjetë nëpërmjet metodave të ndryshme të punës me qëllim që të përmbushet arritja e kompetencave, rezultateve të fushës dhe lëndës nëpërmjet praktikës dhe planprogramit gjithëpërfshirës. Formulat, funksionet, grafikët dhe prezantimet, me përdorimin e programeve aplikative kompjuterike, që janë thelbësore në praktikat teknologjike për përcaktimin dhe sqarimin e ideve dhe zgjidhjeve të propozuara, janë pjesë përbërëse e këtij teksti. Teksti gjithashtu ndihmon nxënësit në krijimin e shprehive dhe të shkathtësive gjatë punës teorike dhe praktike, aftësive të kërkimit të intormacioneve nga fusha e TIK-ut.
Për realizimin e suksesshëm të lëndës TIK përveç; përdorimit të tekstit, mësimdhënësit mund të përgatisin dhe përdorin materiale të tjera pune.
Përmbajtja e tekstit përfshin temat e shtjelluara si vijon: programi Excel, programi Poëer Point, multimedie, karriera ime, tregu i punës, përgatitja për hulumtimin e tregut të punës, shkathtësitë e domosdoshme për tregun e punës, përdorimi i teknologjisë me shpenzim të ulët të energjisë elektrike, ndikimi i Ëi-Fi në shëndetin e njerëzve dhe sulmet kibernetike.
Gjatë shtjellimit të tekstit kemi pasur parasysh që nëpërmjet shembujve të shumtë, nxënësve t’u mundësohet të fitojnë njohuri të reja, shkathtësi dhe aftësi të TIK-ut. Gjatë hartimit të tekstit, disa shembuj dhe tekste janë shfrytëzuar nga interneti dhe përpunuar më tutje, me qëllim që nxënësit të mund të vazhdojnë me shfrytëzim të burimeve të tjera. Le të shërbejë ky tekst si udhërrëfim që nxënësit të marrin dituri nga programi aplikativ për përpunim tabelar dhe grafik të të dhënave, mundësitë multimediale në sistemet kompjuterike si dhe nga programi aplikativ për përgatitjen e prezantimeve.

 

 

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 165/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 1.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
TIK 10 – Fletore Pune për klasën e dhjetë
Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamit, Zana Kurtishi Rudi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu; vjollca.komoni@uni-pr.edu; enver.hamiti@uni-pr.edu; zanakurtishi@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Sc. Azem Kyçyku, Dr. Sabrije Osmanaj, Arsie Aliqi, Egzona Kllokoqi, Rukije Vllasa
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Kopertina: Shend Tigani
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
37.016:004(075.3)
Hamiti, Enver
TIK 10 – Fletore Pune/ Enver Hamiti, Vjollca Komoni, Arbnor Pajaziti, Zana Kurtishi Rudi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 54 f ilustr; 24 cm.
1. Komoni, Vjollca 2. Pajaziti, Arbnor 3. Rudi, Kurtishi Zana
ISBN 978-9951-05-339-6

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Zana Kurtishi Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
vjollca.komoni@uni-pr.edu
enver.hamiti@uni-pr.edu
zanakurtishi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%