Shop

SHOQËRIA DHE MJEDISI 3 – (LIBËR BAZË)

Libri “Shoqëria dhe mjedisi 3” vjen te ti i qartë, i kuptueshëm dhe me shumë informacione. Ti do ta kesh rastin që të flasësh për familjen, sendet e tyre me vlerë, për paraardhësit dhe pasardhësit e tu. Në këtë tekst ti do të kesh mundësi që të tregosh për ndihmën dhe mbështetjen që ti jep në familje, në shkollë dhe në komunitet. Do të përjetosh emocione të bukura, pasi do të bësh albumin e familjes me prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tu. Ti do të mësosh se çdo e drejtë në familje, në shkollë dhe në komunitet, ka përgjegjësinë e saj. Do të kuptosh rëndësinë që ka pjesëmarrja në grupet shoqërore dhe vendimmarrja e përbashkët. Situatat dhe ilustrimet e ndryshime do të të ndihmojnë ty që të mësosh të respektosh diversitetin kulturor, zakonet, traditat, gjuhën, që ruhen brez pas brezi. Libri do të të ndihmojë që të mësosh akoma më shumë për kulturat e ndryshme dhe mënyrën e të jetuarit të popujve të tjerë. Do të kuptosh që ti ke gjëra të përbashkëta, por edhe dallime me ta. Do të shijosh bukuritë natyrore të Kosovës, do të njihesh me komunat e saj, me mjediset natyrore dhe kulturore të vendit tonë. Nëpërmjet vizitave që do të bësh së bashku me mësuesen/in dhe shokët/shoqet në vende të ndryshme, ti do të njohësh historikun e këtyre vendeve, festat kombëtare etj. Nëpërmjet aktivitetit për hapjen e ekspozitës, ti do ta rrisësh vetëveprimin, do ta ndiesh veten si pjesëmarrës aktiv; gjë që do të të ndihmojë të përjetosh emocione të gëzuara. Në klasën e tretë, ti do të mësosh të vendosësh raporte të drejta me natyrën, pasi do të mësosh shumë më tepër për burimet natyrore të Kosovës. Do të mësosh se si të kujdesesh për mjedisin dhe si ta mbrosh natyrën, do të njihesh me florën dhe faunën e vendit si dhe do të tregosh eksperiencën tënde për kujdesin që ti tregon ndaj bimëve dhe kafshëve. Libri ka situata dhe ilustrime që do ta nxisin fantazinë tënde, do të të ndihmojnë që ti të  japësh mesazhe të qarta për mbrojtjen e mjedisit, higjienën personale dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve. Gjithashtu, loja me ruletë të kërkon që t’u përgjigjesh  pyetjeve, duke provuar nivelin e njohurive të tua për këtë vit shkollor. Në qendër të mësimit përsëri do të jesh ti, i/e dashur nxënes/e dhe veprimtaritë e tua. Njohuritë e tua kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit, në përputhje me zhvillimin moshor dhe, këtë vit shkollor, ato do të pasurohen akoma më shumë. Ne do të vazhdojmë të rrugëtojmë së bashku edhe në vitet e ardhshme.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tretë të arsimit fillor, me vendimin numër 01/B/93, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Shoqëria dhe mjedisi 3 për klasën e tretë
Dhurata Tara-Nixha, Lindita Lutaj, Miranda Stavileci
dhnixha@hotmail.com; l.lutaj@yahoo.com; stavileci.miranda@gmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Diellza Gojani
Ilustrimet: Diellza Gojani
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Veli Kryeziu, Syzana Ibrahimi, Fatlume Hyseni

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore: www.kgscenter.net

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

37.016:504.3(075.2)
Tara-Nixha, Dhurata
Shoqëria dhe mjedisi 3 : për klasën e tretë të arsimit fillor /
Dhurata Tara-Nixha, Lindita Lutaj, Miranda Stavileci
Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 118 f. :ilustr. ; 29 cm.
Libri 1. – 160 f.: ilustr.; me ngjyra.
1. Lutaj, Lindita   2. Stavileci, Miranda
ISBN 978-9951-05-383-9

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tretë të arsimit fillor, me vendimin numër 01/B/93, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Dhurata Tara-Nixha, Lindita Lutaj, Miranda Stavileci

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
dhnixha@hotmail.com
l.lutaj@yahoo.com
stavileci.miranda@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%