Shop

SHOQËRIA DHE MJEDISI 3 – (FLETORE PUNE)

Fletorja e punës “Shoqëria dhe Mjedisi 3”,  do të të ndihmojë për të pasur njohuri më të qëndrueshme. Që në fillim të kërkohen disa të dhëna, me të cilat do të tregosh ndryshimet që të kanë ndodhur nga klasa e parë në të tretën. Në rrugëtimin tënd, ti do të shkruash për anëtarët e familjes dhe karakteristikat e tyre, paraardhësit dhe pasardhësit e tu, për kujtimet e tyre, datëlindjet dhe gjërat me vlerë që ata kanë. Do të të jepet mundësia që të vizatosh shoqen/shokun dhe të shkruash se çfarë pëlqen tek ai/ajo. Do të dish: të dallosh se në cilin grup shoqëror bën pjesë një individ, të japësh mendimin tënd në hartimin e rregullores për secilin grup, të japësh mendimin tënd për disa rregulla që duhet të jenë në rregulloren e klasës, të tregosh në mënyrën tënde se si mund t’i thuash jo dhunës në familje, në shkollë ose në shoqëri. Gjithashtu, ti do të shkruash për traditat e bukura të vendit tënd, figurat e shquara, ushqimet, veshjet dhe për institucionet kulturore. Duke bërë krahasime të ndryshme, ti do të kesh mundësi të gjesh të përbashkëtat dhe të veçantat për tema të ndryshme mësimore. Ti do të tregosh se ku jetojnë të afërmit e tu dhe si i ruani traditat e bukura. Ti do të shkruash për disa profesione të rëndësishme dhe për dobitë e tyre, pa lënë mënjanë profesionet e prindërve të tu. Vend të rëndësishëm zënë edhe shkrimet për faktorët që ndikojnë në ndotjen e mjedisit. Duke e mbështetur mendimin tënd në argumente, do të shkruash për mbrojtjen e florës dhe të faunës, për pasuritë natyrore të vendit tënd. Ti mund të shkruash për kujdesin që tregon ndaj luleve dhe kafshëve që ke në shtëpi dhe t’u japësh këshilla edhe shoqeve/shokëve të tu. Në ushtrimet që do të gjesh në fletore të punës, të kërkohet që të japësh edhe argumente “pro” dhe “kundër” për tema të diskutueshme mbi diversitetin kulturor; të japësh mendimin tënd se si të kursesh energjinë; të shkruash për pasuritë mbitokësore dhe nëntokësore; të shkruash për higjienën personale dhe higjienën në komunitet etj.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tretë të arsimit fillor, me vendimin numër 01/B/91, të datës 13.08.2021.

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Shoqëria dhe mjedisi 3 – Fletore pune për klasën e tretë
Dhurata Tara-Nixha, Lindita Lutaj, Miranda Stavileci
dhnixha@hotmail.com; l.lutaj@yahoo.com; stavileci.miranda@gmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Diellza Gojani
Ilustrimet: Diellza Gojani
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Veli Kryeziu, Syzana Ibrahimi, Fatlume Hyseni

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore: www.kgscenter.net

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:504.3(076.1)(075.2)
Tara-Nixha, Dhurata
Shoqëria dhe mjedisi 3 : fletore pune : për klasën e tretë të arsimit fillor /
Dhurata Tara-Nixha, Lindita Lutaj, Miranda Stavileci
Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 108 f. : ilustr. ; 29 cm.
1. Lutaj, Lindita   2. Stavileci, Miranda
ISBN 978-9951-05-384-6

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tretë të arsimit fillor, me vendimin numër 01/B/91, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Dhurata Tara-Nixha, Lindita Lutaj, Miranda Stavileci

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
dhnixha@hotmail.com
l.lutaj@yahoo.com
stavileci.miranda@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%