Shop

Shoqëria dhe Mjedisi
(LIBËR BAZË)

2.50

Teksti “Shoqëria dhe Mjedisi 1”është mbështetur në fushën kurrikulare “Shoqëria dhe Mjedisi”, e cila ndihmon nxënësit për zhvillimin intelektual, social, fizik, në zhvillimin e të menduarit kritik e krijues të tyre, si dhe në zhvillimin e kompetencave të nevojshme për të përmbushur rolin e tyre si qytetar të një shoqërie demokratike.

Ky tekst synon t’i përgatisë nxënësit për jetën në shoqëri, duke i njohur ata me mënyrën si ajo funksionon, ndryshon, dhe i përgatit ata për të kontribuar për të. Nëse njeriu nuk është qytetar në klasën e vet sot, ai nuk mund të jetë qytetar në vendin e tij nesër, prandaj nxënësit të përgatiten për të luajtur rolin e tyre aktiv. Lënda “Shoqëria dhe Mjedisi” për klasën e parë hedh themelet për zhvillimin e njohurive, formimin e shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve të nxënësve.

Çfarë përmban libri?
Libri “Shoqëria dhe Mjedisi 1” është konceptuar në përputhje me programin “Shoqëria dhe Mjedisi” të miratuar nga MASHT, në gusht 2018. Mësuesi mund të bëjë shumë për t’i mësuar nxënësit të komunikojnë në mënyrë të kulturuar, për të kultivuar identitetin personal, shoqëror, kulturor, krenarinë kombëtare, ti mësojnë ata se si të ndërtojnë marrdhënie bashkëpunimi të ngrohta me njëri-tjetrin në një komunitet, të kuptojnë rolin që duhet të luajnë në familje në raport edhe me pjesëtarët e tjerë të saj.
Ky tekst mundëson që nxënësit të aftësohen në zotërimin e njohurive për vetveten, të kenë njohuri dhe shprehi për të jetuar në kolektivitet, të zotërojnë shkathtësitë e duhura në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme në situata të ndryshme, të paisen me njohuri dhe shprehi në ruajtjen e mjedisit, në njohjen dhe zbatimin e rregullave në mjedise të ndryshme. Nxënësve ju krijohet mundësia që të kuptojnë më mirë mjedisin ku jetojnë, raportet që ata duhet të krijojnë në familje, shkollë dhe shoqëri.
Për realizimin e standardeve të kërkuara në këtë lëndë, mësimdhënësit të studiojnë rezultatet e fushës dhe të lëndës, pasi vetëm kështu nxënësit do të arrijnë rezultatet e të nxënit të lëndës (RNL) për temat që trajtohen në klasën e parë, të dala nga rezultatet e të nxënit të fushës (RNF) “Shoqëria dhe Mjedisi”. Mësuesi/ja të analizojë lidhjen me kurrikulën bërthamë, për të realizuar kështu një të nxënë të qëndrueshëm dhe cilësor të nxënësve.
Pse është i rëndësishëm studimi i librit “Shoqëria dhe Mjedisi 1”?
Në realizimin me sukses të temave mësimore në këtë lëndë, janë dhënë disa modele të orëve mësimore, të cilat janë orientuese, por jo detyrimisht të zbatueshme. Mbështetur në nivelin e nxënësve të klasës tuaj, në mundësitë reale që ju keni në shkollë dhe klasë, si dhe në përvojën tuaj të grumbulluar në vite, ju mund të përdorni metoda, strategji dhe teknika të ndryshme në funksion të temave në mësimdhënien e kësaj lënde. Ky tekst sygjeron përdorimin e metodave, teknikave dhe strategjive të mësimdhënies të cilat nxitin të nxënit bashkëpunues, ndërveprimin dhe punën kërkimore të nxënësve, duke respektuar stilet e tyre të të nxënit.
Teksti “Shoqëria dhe Mjedisi 1” është koherent, nga mënyra se si prezantohet, është i qartë dhe i kapshëm për nxënësit. Ai krijon mundësi për vlerësim dhe vetëvlerësim, për punë të pavarur, për nxitjen e kuriozitetit të nxënësve në marrjen e informacioneve të kërkuara. Ky tekst nxit pjesëmarrjen aktive të nxënësve, rrit aftësitë vendimmarrëse të tyre, i përgatit nxënësit për të reflektuar ndaj problemeve të ndryshme shoqërore si dhe në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive. Ky tekst ndikon në edukimin e nxënësve me ndjenjën e dialogut, tolerancës, mirëkuptimit, solidaritetit midis brezave, kulturave dhe besimeve të ndryshme fetare. Teksti ka si qëllim ruajtjen dhe respektimin e dinjitetit njerëzor, kujdesinin ndaj rreziqeve, parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Tekstet, ushtrimet dhe detyrat u përshtaten aftësive psiko–sociale të nxënësve, krijojnë mundësi për mësimdhënie të diferencuar, mbështetur në veçoritë psikologjike të secilit nxënës, duke respektuar moshën dhe mundësitë e tyre për të nxënë. Nxënësit dallojnë dhe kuptojnë rolin e institucioneve sociale të tilla si familja, shkolla, duke shqyrtuar ndikimin që ato kanë në jetën e tyre.

 

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 28.000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Njeriu dhe Natyra 1 – Fletore Pune për klasën e parë
Bahri Troja, Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
behxhetm@yahoo.com

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Hazbije Sahiti, Dr. Ferdinand Bego, Prof. Dafina Alaj – Miftari, Msc. Dafina Ademi, Msc. Besarta Hasani
Lektorë: Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Dizajni: Leopard Cana
Ilustrimet: Valmir Mustafa / Freepik
Kopertina: Leopard Cana

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

3:502(076.1)(075.2)
Dhurata Tara – Nixha
Shoqëria dhe mjedisi 1 /Lindita Lutaj, Miranda Stavileci
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 50.: ilustr.; 28 cm.
1. Lutaj, Lindita 2. Stavileci, Miranda
ISBN 978-9951-05-277-1

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 153/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

SKU: 37 Category:

Additional information

Autorët

Dhurata Tara – Nixha, Miranda Stavileci, Lindita Lutaj

Shtëpia Botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI, info@dukagjinipublishing.com

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autoret:

l.lutaj@yahoo.com
dhnixha@hotmail.com
stavileci.miranda@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%