Shop

NJERIU DHE NATYRA 5

3.00

Teksti mësimor “Njeriu dhe Natyra” u dedikohet nxënësve të klasës së pestë të shkollës fillore dhe është shkruar në bazë të planit dhe të programit të kësaj lënde të hartuar nga MASHT.
Teksti përfshin katër kapituj, në të cilët shtjellohen njohuri themelore nga lëmi i shkencave të natyrës, siç janë biologjia, kimia, fizika dhe gjeografia, e që janë vazhdimësi e përmbajtjeve mësimorë të kësaj lënde në klasën e tretë dhe të katërt. Kjo ndarje është artificiale, por gjatë strukturimit të tekstit janë bërë përpjekje të kalimit gradual nga njëri kapitull në tjetrin, duke bërë integrimin e këtyre lëmive aty ku ka qenë e mundur. Kjo qasje bën që nxënësi jo vetëm të fitojë njohuri themelore nga shkencat e natyrës, por edhe të kuptojë se natyra e gjallë dhe jo e gjallë janë të ndërlidhura njëra me tjetrën, ndikohen në mënyrë të ndërsjellë dhe përfundimisht paraqesin një tërësi unike. Temat mësimore kryesisht janë hartuar sipas strukturës ERR të orës mësimore.
Konceptet, idetë, ligjshmëritë, fenomenet natyrore janë të mbështetura shkencërisht, janë të interpretuar drejtë dhe u përshtaten aftësive psiko-fizike të nxënësve, duke përdorur shembuj konkretë.
Teksti synon që t’i motivojë nxënësit jo të mbajnë mend fakte të shumta dhe të thata, por të nxënë në mënyrë aktive njohuritë nga kjo lëndë mësimore.
Autorët janë të vetëdijshëm për lëshimet eventuale në tekst, andaj falenderojmë të gjithë ata që do të bëjnë vërejtje e sugjerimekonstruktive, të cilat do të merren parasysh me rastin e ribotimit.
Si duhet të mësoni nga ky libër
Për ta lehtësuar përvetësimin e lëndës Njëriu dhe Natyra po japim disa këshilla:
1. Temat janë shkruar ashtu që në fillim ofrojnë njohuri elementare nga shkencat e natyrës, e pastaj kalohet sukcesivisht nga rrafshi teorik në rrafshin praktik dhe të sjelljes.
2. Për të kuptuar këtë lëndë nuk mjafton vetëm mësimi nga libri, por duhet mësuar edhe nga burimet e shumta në Interne, si dhe drejtpërdrejtë në natyrë, në fabrikë, në xeherore etj.
3. Disa punë praktike mund të kryhen në klasë, në cabinet, e disa të tjera në shtëpi dhe në natyrë. Për kryerjen e disa detyrave praktike duhet të ekzistojë kabineti i shkencave të natyrës me pajisje adekuate.
Për kryerjen e disa provave dhe eksperimenteve do t’u ndihmojë arsimtari.
4. Vëmendje të posaçme duhet t’i kushtoni mësimit përmes figurave dhe ilustrimeve, nga të cilat do ta kuptoni më mirë tekstin e shkruar.
Nëse nuk dini të mësoni nga figurat dhe ilustrimet, luteni arsimtarin për ndihmë.
5. Nëse nga udhëzimet dhe sugjerimet e shkruara në libër keni diçka të paqartë, rilexojeni edhe njëherë temën ose kërkoni ndihmë nga arsimtari.
6. Në fund të njësive mësimore janë shtruar pyetje, detyra, që nuk janë përsëritje e thjeshtë e temës. Këto janë shtruar në atë formë që nxisin tek ju zhvillimin e mendimit kreativ dhe demonstrimin praktik të njohurive.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1080/01-B të datës 25.06.2007
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 30.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Njeriu dhe Natyra 5 për klasën e pestë të shkollës fillore
Agim Gashi, Fetah Halili, Ismet Bajraktari, Hamdi Ajazaj
agim__gashi@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik, disenji: Lavdim Beqiri
Recensentë: Shpëtim Bulliqi, Esma Rugova, Linda Grapci, Merita Vokrri, Mire Gashi
Lektor: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
502.3 ((075.2)
Njeriu dhe Natyra: për klasën V/ Agim Gashi
Botimi i parë, Pejë: Dukagjini, 2007 – 122fq.: ilustr me ngjyra; 30cm.
1. Gashi, Agim
ISBN 978-9951-05-175-0

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1080/01-B të datës 25.06.2007

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Agim Gashi, Fetah Halili, Ismet Bajraktari, Hamdi Ajazaj

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
agim__gashi@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%