Shop

MATEMATIKA 8 – (LIBËR BAZË)

Libri “Matematika 8” përmban tërësitë mësimore që MAShI i ka paraparë me programin mësimor për këtë nivel të shkollës së mesme të ulët. Materia mësimore është hartuar sipas kërkesave që parashtron kurrikula përkatëse e miratuar nga MAShI dhe ofron metoda bashkëkohore të mësuarit të matematikës. Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, por të saktë shkencore. Materia teorike është ilustruar me shumë shembuj tipikë, të cilët nxënësit ia bëjnë më të lehtë të kuptuarit e njësisë mësimore. Më këtë libër është synuar realizimi i qëllimeve dhe detyrave të parashtruara sipas programit të matematikës së klasës së 8-të për shkollën e  mesme të ulët. Qëllimi i përgatitjes së këtij libri është që:

  • T’u ofrojë nxënësve atë se çka duhet të dinë, të kuptojnë dhe sa janë në gjendje të bëjnë në lëndën e matematikës në nivel të klasës së 8-të;
  • T’u ofrojë nxënësve informata të duhura për konsolidimin dhe avancimin e diturive dhe shkathtësive të lëndës së matematikës;
  • T’u mundësojë nxënësve që, në mënyrë të pavarur, të mësojnë matematikën;
  • Të përvetësojnë më lehtë konceptet matematike apo matematikën në tërësi;
  • Nxënësit të arrijnë objektivat e fushës së dijes në qasje dhe metoda të reja.

 

Objektiv i përgjithshëm i librit është që nxënësit:

 

  • Të njohin terminologjinë, faktet e rëndësishme, parimet, konceptet, kriteret, metodat dhe procedurat matematike për nivelin e klasës së 8-të;
  • Të kuptojnë faktet dhe parimet, metodat dhe procedurat, si dhe të bëjnë interpretimin, arsyetimin dhe prezantimin e fakteve matematike;
  • Të zbatojnë njohuritë në situata të reja;
  • Të analizojnësupozimet, të identifikojnë informatat dhe në fund të analizojnë përfundimet e nxjerra;
  • Të dallojnë faktet nga idetë, të planifikojnë veprimet në zgjidhje të problemeve, të bëjnë interpretimin e figurave dhe të nxjerrin përfundimet adekuate.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/95, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Matematika 8 për klasën e tetë
Rexhep Gjergji, Kajtaz Bllaca, Edmond Aliaga
rgjergji@yahoo.com; kbllaca@gmail.com; edmond_aliaga@yahoo.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Berat Lipa, Shend Tigani
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Shkumbin Makolli, Mentor Baxhaku, Tringa Azizi

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.06:51(075.3)

Gjergji, Rexhep
Matematika 8: për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët /
Rexhep Gjergji.
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 232 f. : ilustr. ; 25 cm.
1. Bllaca, Kajtaz 2. Aliaga, Edmond
ISBN 978-9951-05-394-5

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/95, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Rexhep Gjergji, Kajtaz Bllaca, Edmond Aliaga

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
rgjergji@yahoo.com
kbllaca@gmail.com
edmond_aliaga@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%