Shop

MATEMATIKA 12 – (LIBRI BAZË)

 

Krahas zhvillimit të reformave në arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës, është kërkesë e përgjithshme që të zhvillohen edhe materialet përcjellëse mësimore e, në veçanti, tekstet mësimore.Teksti, Matematika, për klasën e dymbëdhjetë të gjimnazit, drejtimi i shkencave shoqërore – gjuhësor, është burim bazë i njohurive dhe mjet mësimor i hartuar në përputhje të plotë me programin mësimor dhe ka për qëllim realizimin e rezultateve të të nxënit të temave, të cilat kontribuojnë në përmbushjen e kompetencave të parapara. Qëllimi i tekstit është ofrimi i informatave të duhura, për të fituar njohuri dhe shkathtësi që kontribuojnë në formimin e gjykimeve të drejta mbi madhësitë, format, raportet funksionale në mes madhësive, vlerat, stimulimin e të menduarit kritik dhe zhvillimin e aftësive intelektuale të nxënësve. Teksti mundëson të mësuarit përmes hulumtimit dhe përmes zgjidhjes së problemeve, mundëson qasje konstruktive gjatë përfitimit të njohurive dhe shkathtësive të nxënësve. Ky tekst përmban materien teorike të ilustruar me detyra të zgjidhura dhe detyra të mjaftueshme në fund të temës dhe testin e vetëkontrollit të të arriturave të nxënësve për temën përkatëse. Zgjidhjet e detyrave gjenden te teksti “Përmbledhje detyrash”. Në tekst ka informata për të gjitha kategoritë e nxënësve dhe u mundëson atyre të përfitojnë njohuri individuale ose të grupit. Teksti është i ilustruar me figura dhe grafikë, që korrespondojnë me realitetin. Teksti synon të jetë sa më i qartë, me fjali e shprehje të qarta e koncize dhe me nivel të trajtimit, që i përshtatet nivelit të nxënësit të cilit i dedikohet. Teksti përmban terma dhe simbole matematikore, siguron aplikimin e shkallëshkallshëm të nocioneve, veçanërisht të atyre të ndërlikuara, dhe, si i tillë, mundëson studime të mëtejme nga fusha e matematikës.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dymbëdhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 01/B/243, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Matematika 12 për klasën e dymbëdhjetë – Gjimnazi i shkencave shoqërore-gjuhësore
Islam Shehu, Rexhep Gjergji, Mustafë Kadriu
i_shehu@yahoo.com; rgjergji@yahoo.com; kadrijimustafa@yahoo.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Berat Lipa
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Faton Merovci, Valona Lahu, Arbërore Bicaj

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.06:51(075.3)

Shehu, Islam
Matematika 12 : gjimnazi i shkencave shoqërore-gjuhësore : për klasën e dymbëdhjetë të arsimit të mesëm të lartë /
Islam Shehu, Rexhep Gjergji, Mustafë Kadriu.
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 224 f. :ilustr. ; 25 cm.
1. Gjergji, Rexhep 2. Kadriu, Mustafë

 

ISBN 978-9951-05-422-5

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dymbëdhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 01/B/243, të datës 13.08.2021.

Additional information

Autorët

Islam Shehu, Rexhep Gjergji, Mustafë Kadriu

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
i_shehu@yahoo.com
rgjergji@yahoo.com
kadrijimustafa@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%