Shop

MATEMATIKA 11 – GJIMNAZI I SHKENCAVE NATYRORE
(LIBËR BAZË)

4.00

Reformat në arsim po sjellin ndryshime të shumta si në formë, në qasje, në metodologji dhe në ndërtimin e përmbajtjes programore në çdo lëndë mësimore. Prandaj kjo po ndodh edhe në lëndën e matematikës.
Këto ndryshime kërkojnë përgatitjen e teksteve, të cilat do të përmbushin kërkesat programore.
Ky tekst shkollor ka përmbajtje programore që siguron realizimin e qëllimeve dhe të objektivave të parashtruara me programin e matematikës të klasës 11, të gjimnazit të shkencave natyrore.
Gjatë tërë tekstit kujdes i veçantë i është kushtuar aplikimit të matematikës në situata reale, të cilat lidhen me përmbajtjen e lëndës – temës që zhvillohet.

Qëllimi i tekstit është që:
– nxënësit të marrin informatat e duhura për konsolidimin dhe thellimin e njohurive dhe të shkathtësive nga lënda e matematikës;
– nxënësit më lehtë t’i përvetësojnë konceptet e reja matematike që parashihen me planin dhe programin mësimor;
– në mënyrë të pavarur nxënësit të mësojnë matematikë;
– të arrihen objektivat e fushës së dijës në matematikë me qasje dhe metoda të reja.

Objektivi i përgjithshëm i tekstit është që nxënësi të:
– njohë terminologjinë, faktet specifike, parimet, konceptet, kriteret, metodat e procedurat dhe strukturat matematike;
– kuptojë faktet dhe parimet, metodat dhe procedurat, interpretimin e grafikut, raportet shkak-efekt, diagramet, prezantimin e fakteve matematike;
– të zbatoë parimet në situata të reja, ligjet dhe teoritë, metodat dhe procedurat, përgjithësimet, problemet matematike;
– të analizoje supozimet, të gjykuarit, të interpretuarit e ideve, informatat relevante dhe jorelevante, përfundimet e dhëna;
– të sintetizojë informatat relevante, të dallojë faktet nga supozimet, planifikimin e veprimit në zgjidhje të problemeve, aftësinë e njohjes së supozimit, interpretimin e figurave, nxjerrjen e përfundimeve matematike;

Leximi i kujdesshëm i recensentëve dhe sugjerimet me vlerë la gjurmë në ngritjen e cilësisë së këtij teksti, prandaj i falenderojmë përzemërsisht.

Çdo vërejtje dhe sugjerim mirëpritet nga ana jonë.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 394/01-b, të datës 23.08.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 1.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Matematika 11 – Gjimnazi i Shkencave Natyrore për klasën e njëmbëdhjetë
Rexhep Gjergji, Islam Shehu, Mustafë Kadriu
rgjergji@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Faton Merovci, Dr. Xhevdet Thaqi, Berat Berisha, Lirie Vitia
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Antian Asllani
Kopertina: Antian Asllani
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
37.016:51(075.3)
Gjergji, Rexhep
Matematika 11 – Gjimnazi Shkencave Natyrore / Rexhep Gjergji, Islam Shehu, Mustafë Kadriu
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 320f ilustr; 24 cm.
1. Shehu, Islam 2. Kadriu, Mustafë
ISBN 978-9951-05-340-2
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 394/01-b, të datës 23.08.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Additional information

Autorët

Rexhep Gjergji, Islam Shehu, Mustafë Kadriu

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
rgjergji@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%