Shop

KIMIA 10 – (FLETORE PUNE)

 

Qëllimi i këtij teksti është që juve nxënësve t’ju ofrohet një material shtesë nga lënda e Kimisë duke ju ndihmuar që t’i zhvilloni njohuritë, shprehitë, shkathtësitë, qëndrimet, vlerat dhe prirjet e ngjashme dhe të krahasueshme me ato të nxënësve në vendet e tjera. Kjo fletore pune është projektuar për të qenë udhërrëfyesi juaj dhe për t’ju ndihmuar në thellimin e njohurive tuaja. Ai i përmbledh sfidat dhe mundësitë për tejkalimin e tyre. Doracaku përmban burime të informatave për ju si nxënës/e, për t’i rifreskuar dhe pasuruar njohuritë tuaja në lidhje me temat e paraqitura në librin bazë, Kimia 10. Doracaku duhet t’ju inkurajojë për të shkuar përtej teksteve shkollore, duke e bërë procesin e mësimnxënies në shkencën e kimisë edhe më interesant për të gjithë. Doracaku ju ofron mundësi që, jo vetëm të memorizoni dhe të përshkruani çka ndodh, por edhe të hulumtoni “si dhe pse ndodh”. E gjithë kjo me synimin që të hapen shtigje jo vetëm të njohjes së botës rreth jush dhe të kuptimit të fenomeneve të ndryshme, por edhe në zbatimin e tyre në zgjidhjen e problemeve në jetën e përditshme. Shumica e nxënësve të cilët ballafaqohen për herë të parë me lëndën e Kimisë, hasin në vështirësi në zgjidhjen e problemeve, sepse ata nuk janë të familjarizuar me to. Zgjidhja e suksesshme e problemeve në Kimi kërkon nga ju që të zhvilloni një plan sistematik për të arritur deri te përgjigjja e saktë. Prandaj, ky doracak do të ju ndihmojë në zhvillimin e shkathtësive bazë  në zgjidhjen e problemeve përmes demonstrimit të procedurave të nevojshme. Aftësia për zgjidhjen e problemeve rritet me punë praktike. Prandaj kjo fletore pune ofron probleme të ndryshme dhe detyra me qëllim që ju të të fitoni më shumë eksperiencë në zgjidhjen e tyre.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 01/B/241, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Kimia 10 – Fletore pune për klasën e dhjetë – Gjimnazi i shkencave shoqërore-gjuhësore
Musaj Paçarizi, Rexhep Kastrati, Avni Berisha, Jeton Halili, Shpëtim Kastrati
m_paqarizi@yahoo.com; rexhepkastrati51@gmail.com; jetonhalilich@gmail.com; shpetimkastrati84@gmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Berat Lipa
Kopertina: Berat Lipa

 

Recensentë: Flamur Sopaj, Njazi Hyseni, Ruzhdi Kadrija

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:54(075.3)

Kimia 10 : fletore pune : gjimnazi i shkencave shoqërore-gjuhësore : për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë /
Musaj Paçarizi…[et al.].
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 60 f. :ilustr. ; 25 cm.
1. Paçarizi, Musaj  2. Kastrati, Rexhep  3. Berisha, Avni  4. Halili,Jeton  5. Kastrati,Shpëtim

ISBN 978-9951-05-417-1

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë, me vendimin numër 01/B/241, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Musaj Paçarizi, Rexhep Kastrati, Avni Berisha, Jeton Halili, Shpëtim Kastrati

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
m_paqarizi@yahoo.com
rexhepkastrati51@gmail.com
jetonhalilich@gmail.com
shpetimkastrati84@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%