Shop

HISTORIA 7 – (LIBËR BAZË)

 

Teksti i historisë për klasën e shtatë, i bazuar në Kurrikulën e re, përfshin një periudhë nga Mesjeta e deri te Humanizmi dhe Renesanca. Teksti ” Historia 7 ” është strukturuar dhe bazuar në parametrat shkencorë, profesionale dhe pedagogjikë, të mbështetur në metoda bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies. Në tekst trajtohen dukuritë shoqërore, marrëdhëniet mes individëve, familjes dhe grupeve më të mëdha – shoqërive, shteteve dhe civilizimeve të ndryshme në këto periudha historike. Gjithashtu, nxënësit do të kenë mundësinë praktike që të kuptojnë rëndësinë e burimeve historike, si dhe mënyrën e shfrytëzimit dhe përdorimit të tyre. Teksti ” Historia 7 ” synon që te nxënësit të zhvillohet të menduarit kreativ e kritik për ngjarje dhe fenomene të ndryshme historike. Jemi të bindur se kjo qasje do të ndikojë në zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe vlerave humane te nxënësit e kësaj moshe. Në këtë vijimësi, jemi të sigurt që nxënësit do të formohen si personalitete dhe qytetarë të përgjegjshëm, që do të pranojnë dhe do të respektojnë identitetet e ndryshme etnike, racore, gjinore, fetare, regjionale etj. Me këtë tekst, nxënësi/ja në klasën e shtatë i arrin rezultatet e të nxënit të lëndës (RNL) për temat e përcaktuara, të dala nga rezultatet e të nxënit të fushës (RNF) “Shoqëria dhe mjedisi “, të shkallës së tretë në Kurrikulën Bërthamë II.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 395/01-B, të datës 23.08.2019.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Historia 7 për klasën e shtatë
Frashër Demaj
frasherdemaj@ashak.org

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli, Fatjon Zekaj
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Berat Lipa
Kopertina: Berat Lipa

 

Recensentë: Isa Bicaj, Adem Robaj, Lavdie Abazi

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:94(4/9)(075.2)

Frashër Demaj
Historia 7 për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët /
Frashër Demaj.
– Prishtinë: Dukagjini, 2020. – 128 f. :ilustr. ; 28 cm.

ISBN 978-9951-05-366-2

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 395/01-B, të datës 23.08.2019.

Category:

Additional information

AutorI

Frashër Demaj

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "DUKAGJINI"

Kontakti

Shtëpia Botuese "DUKAGJINI"
info@dukagjinipublishing.com

Autori
frasherdemaj@ashak.org

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%