No products in the cart.

Shop

HISTORIA 6 (FLETORE PUNE)

2.00

Teksti i historisë për klasën e gjashtë, bazuar në Kurrikulën e re, përfshin periudhën parahistorike dhe atë historike, pjesën e antikës. Në tekstin Historia 6 nxënësit do ta kenë mundësinë të nxënë më shumë dije për temat si: Parahistoria – Fillet e njerëzimit, bashkësitë e para njerëzore; Qytetërimet e Lindjes së Lashtë; Qytetërimet e Mesdheut në Antikitet; Qytetërimi Ilir; Personalitetet e shquara në Antikë; Marrëdhëniet Shoqërore në Antikë; Besimet dhe religjionet; Institucioni i vendimmarrjes në shoqërinë antike; Demokracia në kohën antike; Qyteti – organizimi i hapësirës së banimit; pozitën dhe rolin e grave Dhe të fëmijëve etj.
Teksti Historia 6 është strukturuar dhe bazuar në parametrat shkencorë, profesionalë dhe pedagogjikë të mbështetur në metodat moderne të mësimdhënies e mësimnxënies. është respektuar maksimalisht korrektësia e përdorimit të burimeve dhe fakteve shkencore bazuar në arritjet e pundit shkencore për këto periudha historike, si dhe gjuha e shkrimit në trajtimin e temave të ndryshme. Gjatë hartimit të tekstit jemi munduar që nxënësin të mos e mbingarkojmë me informacione të tepërta dhe të padobishme për këtë moshë.
Në tekst trajtohen fenomenet shoqërore, marrëdhëniet midis individëve dhe familjes, grupeve më të mëdha, shoqërive, shteteve-vendeve dhe civilizimeve në këto periudha historike. Gjithashtu nxënësit do të kenë mundësi praktike të kuptojnë rëndësinë e burimeve historike, mënyrën e shfrytëzimit dhe përdorimin e tyre.
Historia 6 është tekst i strukturuar në përputhje me pretendimet që te nxënësit të zhvillohet të menduarit historik, kreativ e kritik për ngjarje dhe fenomene të ndryshme historike. Kjo qasje do të ndikojë në zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe vlerave humane te nxënësit e kësaj moshe.
Jemi të bindur që nxënësit duke shfrytëzuar edukimin nga fusha e histories, do të jenë qytetarë të devotshëm ndaj atdheut të tyre dhe vlerave qytetare, kombëtare e njerëzore. Në këtë vijimësi besojmë se nxënësit do të formohen si personalitete dhe qytetarë të përgjegjshëm, që do të pranojnë dhe respektojnë identitetet e ndryshme etnike, racore, gjinore, shoqërore, kulturore, fetare, ato regjionale dhe çdo identitet e dallim tjetër nga jeta e përditshme.
Bazuar në mënyrën dhe materien e trajtuar brenda tekstit, shpresojmë që nxënësit në klasën e gjashtë do t’i arrijnë rezultatet e të nxënit të lëndës (RNL) për temat e caktuara, të dala nga rezultatet e të nxënit të fushës (RNF) “Shoqëria dhe Mjedisi”, të shkallës së tretë në Kurrikulën Bërthamë II të hartuar nga ekspertët dhe të miratuar nga MASHT-i.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 328/01-b, të datës 17.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Histori 6 – Fletore Pune për klasën e gjashtë
Frashër Demaj
frasherdemaj@ashak.org
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Isa Bicaj, Ma. Betim Qorraj, Lavdie Abazi
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Berat Lipa
Kopertina: Berat Lipa

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
94(076.1)(075.2)
Demaj, Frashër
Histori 6: fletore pune/ Frashër Demaj
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 56f ilustr; 24 cm.

 

ISBN 978-9951-05-288-7

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 328/01-b, të datës 17.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Frashër Demaj

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
frasherdemaj@ashak.org

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%