Shop

GJUHA SHQIPE 9
(LIBËR BAZË)

2.50

Kriteret e hartimit dhe struktura e tekstit

Teksti Gjuha Shqipe 9, merr parasysh kërkesat e programit mësimor të Kosovës për gërshetimin e njohurive për sistemin gjuhësor me njohuritë dhe shprehitë e përdorimit të gjuhës së folur dhe të shkruar në përputhje me kërkesat e shkollës së sotme të zhvillimit gjuhësor të shoqërisë kosovare. Libri merr parasysh gjithashtu edhe kërkesën për gërshetimin e njohurive dhe të shprehive gjuhësore me njohuritë dhe shprehitë për leximin dhe formimin kulturor e estetik të nxënësve. Libri mbështet në arritjet e derisotme të shkollës sonë në këtë fushë.
Teksti ka shtatë kapituj dhe tridhjetë e nëntë mësime ose seanca mësimore. Nga këto, trembëdhjetë mësime u kushtohen problemeve të komunikimit me gojë dhe me shkrim, kurse njëzet e gjashtë probleme të sistemit gjuhësor.
Temat e mësimeve që lidhen me zhvillimin e aftësive komunikuese me gojë dhe me shkrim janë këto: si të hyjmë në kontakt me të tjerët, si t’i shprehim pikëpamjet tona, si të shprehim dëshirat a keqardhjen, si të bëjmë vërejtje dhe kritika, si të tregojmë, si të flasim me të tjerët, si të shkruajmë njoftime dhe reportazhe, si të shkruajmë një autobiografi, si të shkruajmë letra, si t’i përdorim shenjat e pikësimit, shkronjat e mëdha dhe citimin, si të kërkojmë dokumente për një temë, si të përgatisim një referat dhe të referojmë etj.
Struktura e çdo mësimi kushtuar zhvillimit të aftësive komunikuese me gojë dhe me shkrim përcaktohet nga synimet dhe përmbajtja e çdo mësimi.
Çdonjëri nga këto mësime ka katër nënrubrika: Vëzhgojmë, Pyesim, Mësojmë, Ushtrohemi.
Nënrubrika Vëzhgojmë synon t’i aftësojë nxënësit të vëzhgojnë situatat dhe veçoritë e komunikimit në situatat e dhëna. Do të synohet që shkallë-shkallë nxënësit të bëhen të ndërgjegjshëm që mënyra e komunikimit ndryshon në vartësi të situatës dhe të bashkëbiseduesve, dhe do të ushtrohen t’i marrin parasysh këta faktorë në procësin e komunikimit të tyre të përditshëm me gojë dhe me shkrim.
Detyra e mësuesit në këtë fazë të orës së mësimit është t’i orientojë nxënësit drejt çështjeve konkrete përmes nënrubrikës së dytë Pyesim. Kjo nënrubrikë është me rëndësi, sepse përmes pyetjeve jep mundësi të “zbulohen” nga vetë nxënësit veçoritë gjuhësore, që lidhen me situate të caktuara, çka e bën më të natyrshme, jo vetëm njohjen, po edhe përdorimin e tyre gradual në praktikën e komunikimit me gojë dhe me shkrim.
Nënrubrika Pyesim plotësohet e konkretizohet me nënrubrikën Mësojmë që përbën edhe pjesën më të rëndësishme të çdo mësimi. Aty, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të konkretizuar me të dhëna nga situatat, jepen praktikisht përgjigjet e pyetjeve jep mundësi të “zbulohen” nga vetë nxënësit veçoritë gjuhësore, që lidhen me situate të caktuara, çka e bën më të natyrshme, jo vetëm njohjen, po edhe përdorimin e tyre gradual në praktikën e komunikimit me gojë dhe me shkrim.
Nënrubrika Pyesim plotësohet e konkretizohet me nënrubrikën Mësojmë që përbën edhe pjesën më të rëndësishme të çdo mësimi. Aty, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të konkretizuar me të dhëna nga situatat, jepen praktikisht përgjigjet e pyetjeve të shtruara, që, në të vërtetë, janë edhe njohuritë e shprehitë e reja komunikuese që synohet të përvetësohen përmes çdo mësimi.
Mësimet mbyllen me rubrikën Ushtrohemi, ku zënë vend kërkesat me karakter zbatues e krijues. Pra, nxiten nxënësit t’i ushtrojnë e t’i përforcojnë njohuritë e shprehitë e fituara gjatë komunikimit me gojë dhe me shkrim.
Mësimet për sistemin gjuhësor kanë si synim themelor të rrisin aftësitë e nxënësve për të njohur dhe për të përdorur mjetet gjuhësore fonetike, leksikore, fjalëformuese e morfosintaksore me gojë dhe me shkrim në pajtim me synimet e programit të ri të Kosovës.
Temat e mësimeve që lidhen me sistemin gjuhësor janë këto: gjuha shqipe, gjuhë indoevropiane, gjuha shqipe gjatë shekujve, shqipja standard, dialektet e gjuhës shqipe, fonemat e gjuhës shqipe dhe klasifikimi i tyre, ndryshimet fonetike të tingujve, si t’i dallojmë fjalitë e përbëra me bashkërenditje, si t’i dallojmë fjalitë e përbëra me nënrenditje.
Çdo mësim kushtuar problemeve të sistemit gjuhësor ka pesë rubrika:
Vëzhgojmë, Pyesim, Mësojmë, Përmbledhim, Ushtrohemi.
Nënrubrika Vështrojmë synon t’i aftësojë nxënësit të vëzhgojnë tekste letrare dhe joletrare në pajtim me kërkesat gjuhësore të temës përkatëse.
Për këtë qëllim ka kërkesa të posaçme e sistematike që i nxitin dhe i ushtrojnë nxënësit të vëzhgojnë dukuritë gjuhësore në tekste të zgjedhura letrare ose joletrare. Tekstet e zgjedhura janë në pajtim me normën letrare, si edhe me kërkesat estetike e stilistike të gjinisë letrare të cilës i përkasin.
Përmes kërkesave të kësaj rubrike nxënësit do të ushtrohen jo vetëm të analizojnë e kuptojnë tekste letrare e joletrare të tipeve të ndryshëm, po edhe t’i vëzhgojnë e analizojnë ato edhe nga pikëpamja gjuhësore e të nisen prej tyre për të fituar njohuritë dhe shprehitë gjuhësore të programuara për këtë klasë. Ato në të njëjtën kohë janë edhe modele të zgjedhura të gjuhës së shkruar letrare, gjë që është me rëndësi edhe për rritjen shkallë-shkallë, të aftësive të tyre për të paraqitur me shkrim përvojën e tyre vetjake, si edhe botën e tyre të brendshme.
Detyra e mësuesit në këtë fazë të orës së mësimit është t’i orientojë nxënësit drejt problemeve konkrete të parashtruara përmes nënrubrikës së dytë Pyesim. Kjo nënrubrikë është me rëndësi, sepse jep mundësi që njohuritë e reja gjuhësore që do të fitohen, të paraqiten si një zbulim i bërë prej nxënësve e jo si një kurs teorik nga mësuesi për problemin e trajtuar.
Kjo rubrikë plotësohet e konkretizohet me nënrubrikën Mësojmë që përbën edhe pjesën më të rëndësishme të çdo mësimi. Aty në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të konkretizuar nga pjesë përkatëse të tekstit të analizuar gjenden, praktikisht, përgjigjet e pyetjeve të shtruara që, në të vërtetë, janë edhe njohuritë e reja që synohet të përvetësohen përmes çdo mësimi. Kjo nënrubrikë ndiqet nga nënrubrika Përmbledhim, ku parashtrohen problemet kryesore që duhen mbajtur mend nga mësimi përkatës. Po kështu tërhiqet herë pas here vëmendja edhe për aspekte të veçanta drejtshkrimore që lidhen me problemin gramatikor të trajtuar.
Mësimet mbyllen me nënrubrikën Ushtrohemi, ku zënë vend kërkesat me karakter vëzhgues, analizues dhe zbatues.
E veçanta e kësaj nënrubrike është se, në përputhje me përvojat bashkohore në fushën e teksteve për gjuhë amtare, ushtrimet me kërkesa gjuhësore bazohen në analizën e pjesëve nga tekste letrare e joletrare dhe jo në analizën e fjalive të shkëputura. Pra, edhe përmes kësaj rubrike, realizohet kërkesa për gërshetimin e njohurive për sistemin gjuhësor me leximin.
Të gjitha këto e bëjnë tekstin e pranishëm jo vetëm bashkëkohor, po edhe efikas për realizimin e pikësynimeve të programit të ri mësimor, i cili shtron kërkesa dhe standard që u përgjigjen niveleve bashkëkohore të mësimit të gjuhës amtare në shkollë.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1077/02-1 të datës 19.06.2006
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

Botimi i njëmbëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 27.000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

Gjuha Shqipe 9- Gramatikë-drejtshkrim-gjuhë e folur dhe e shkruar për klasën e nëntë
Bahri Beci
bahri.beci@sfr.fr

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Flutra Çitaku, Shefkije Islamaj, Hasan Osmani
Lektor: Sylë Osmanaj

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

811.18’36+ 811.18’35
Beci, Bahri
Gjuha Shqipe 9: Gramatikë-drejtshkrim-gjuhë e folur dhe e shkruar / Bahri Beci.
Pejë: Dukagjini, 2006. – 228f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.

Në vend të parathënies: f. 6-7
1. Beci, Bahri
ISBN 9951-9951-05-126-X

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1077/02-1 të datës 19.06.2006

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Bahri Beci

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
bahri.beci@sfr.fr

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%