No products in the cart.

Shop

GJUHA SHQIPE 8
(LIBËR BAZË)

2.50

Në vend të parathënies
Ky tekst merr parasysh kërkesat e programit të ri mësimor të Kosovës për gërshetimin e njohurive për sistemin gjuhësor me njohuritë dhe shprehitë e përdorimit të folur dhe të shkruar në përputhje me moshën e nxënësve të kesaj kësaj klase. Libri merr parasysh gjithashtu edhe kërkesën për gërshetimin e njohurive dhe të shprehive për sistemin gjuhësor dhe ligjërimin me njohuritë dhe shprehitë për leximin dhe formimin kulturor e estetik të tyre. Libri mbështetet ne arritjet e derisotme të shkollës sonë në këtë fushë.
Teksti ka 4 kapituj dhe 41 mësime ose seanca mësimore. Nga këto, 26 mësime u kushtohen problemeve të sistemit gjuhësor, kurse 15 mësime problemeve të ligjërimit. Çdo mësim kushtuar problemeve të sistemit gjuhësor ka katër rubrika: të vëzhgojmë, të pyesim, të mësojmë, të ushtrohemi. Rubrika të vëzhgojmë synon t’i aftësojë nxënësit të vëzhgojnë tekste letrare dhe joletrare në pajtim me kërkesat gjuhësore të temës përkatëse. Për këtë qëllim ka kërkesa të posaçme e sistematike, që i nxitin dhe i ushtrojnë nxënësit të vëzhgojnë dukuritë gjuhësore në tekste të zgjedhura letrare ose joletrare. Tekstet e zgjedhura janë në pajtim me normën letrare, si edhe me kërkesat estetike e stilistike të gjinisë së caktuar letrare. Përmes kërkesave të kësaj rubrike nxënësit do të ushtrohen jo vetëm të analizojnë e të kuptojnë tekste letrare e joletrare, po edhe t’i vëzhgojnë t’i analizojnë ato edhe nga pikëpamja gjuhësore e të nisen. prej tyre për të fituar njohuritë dhe shprehitë gjuhësore të programuara për këtë klasë. Ato në të njëjtën kohë janë edhe modele të gjuhës së shkruar letrare, gjë që është me rëndësi edhe për rritjen a te shkallë-shkallë të aftësive të tyre për të paraqitur me shkrim dhe botën e tyre të brendshme. ojen Detyra e mësuesit është t’i orientojë nxënësit drejt problemeve konkrete të parashtruar përmes rubrikës së dytë të pyesim.
Kjo rubrikë ëslitë me rëndësi, sepse jep mundësi që njohuritë e reja gjuhësore, që do të fitohen, të paraqiten si një zbulim i bërë prej nxënësve e jo si një kurs teorik nga mësuesi për problemin e trajtuar. Kjo rubrikë plotësohet e konkretizohet me rubrikën të mësojmë, që përbën edhe pjesën më të rëndësishme të çdo mësimi. Aty në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të konkretizuar nga pjesët përkatëse të tekstit të analizuar gjenden praktikisht përgjigjet e pyetjeve të shtruara, që në të vërtetë janë edhe njohuritë e reja që synohet të përvetësohen përmes çdo mësimi. Në fund të kësaj rubrike parashtrohen problemet kryesore që duhen mbajtur mend nga mësimi përkatës. Po kështu tërhiqet, herë pas here, vëmendja edhe për aspekte të veçanta drejtshkrimore, që lidhen me problemin e trajtuar gramatikor. Mësimet mbyllen me rubrikën të ushtrohemi, ku zënë vend kërkesat me karakter vëzhgues, analizues dhe zbatues. E veçanta e kësaj rubrike është se, në përputhje me përvojat bashkëkohore në fushën e teksteve për gjuhët amtare, ushtrimet me kërkesa gjuhësore bazohen në analizën e pjesëve nga tekstet letrare e joietrare dhe jo në analizën e fjalive të shkëputura. Pra, edhe përmes kësaj rubrike realizohet kërkesa për gërshetimin e njohurive për sistemin gjuhësor me leximin. Problemeve të ligjërimit u kushtohen dy ose tri mësime në fund të çdo kapitulli. Struktura e tyre përcaktohet nga synimet dhe përmbajtja e çdo mësimi, po, në përgjithësi, edhe ato janë ndërtuar mbi të njëjtat parime dhe kanë si synim themelor të rrisin aftësitë e nxënësve për të komunikuar me gojë dhe me shkrim në pajtim me synimet e programit të ri të Kosovës. Të gjitha këto e bëjnë këtë tekst jo vetëm bashkëkohor, po edhe shumë efikas për realizimin e pikësynimeve të programit të ri mësimor të Kosovës, i cili shtron kërkesa dhe standarde që u përgjigjen niveleve bashkohore të mësimit të gjuhës amtare në shkollë.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 572/02-1 të datës 03.08.2004
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 28.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Gjuha Shqipe 8 për klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët
Bahri Beci
bahri.beci@sfr.fr
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor artistik dhe disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Gentian Lluka
Recensentë: Dr. Rexhep Ismajli, Dr. Kujtim Shala, Dr. Shefkije Islamaj, Afërdita Skënderi, Kimete Maxhuni
Lektor:
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.811.11’36
Beci, Bahri
Gjuha Shqipe 8: Gramatikë-drejtshkrim-gjuhë e folur dhe e shkruar / Bahri Beci.
Pejë: Dukagjini, 2005. – 168f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.
Në vend të parathënies: f. 6-7
1. Beci, Bahri
ISBN 9951-05-098-0
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 572/02-1 të datës 03.08.2004

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Bahri Beci

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
bahri.beci@sfr.fr

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%