Shop

GJUHA SHQIPE 2A
(LIBËR BAZË BASHKË ME FLETORE PUNE)

3.80

Teksti Gjuha Shqipe 2, është konceptuar dhe realizon e përmbush të gjitha kërkesat e programit të ri mësimor të miratuar nga MASHT. Nga autorët e tekstit janë mbajtur parasysh synimet e programit që lidhen me pasurimin e fjalorit të nxënësve, me mësimin dhe përdorimin praktik të kategorive gramatikore, të zbatimit të rregullave të saj kryesore dhe të drejtshkrimit, me rrëfimin, përshkrimin, komentin, argumentin, informatën, me zhvillimin e imagjinatës dhe të aftësive për të gjykuar. Nëpërmjet përzgjedhjes me kujdes të teksteve dhe të pjesëve letrare, nxënësit zhvillojnë aftësitë dhe shkathtësitë e përdorimit të gjuhës; njohin, komentojnë dhe shkruajnë tekste të ndryshme letrare dhe joletrare, shprehen drejt dhe qartë, me gojë dhe me shkrim, në situate të ndryshme, krijojnë vetë një tekst, tregojnë një ngjarje, argumentojnë një pikëpamje, hartojnë një shkrim të argumentuar thjesht, marrin pjesë rregullisht në diskutime, përdorin gjuhën në përputhje me situatat konkrete të komunikimit dhe zhvillojnë shkathtësitë e lexim-kuptimit. Mësimi i gjuhës shqipe në këtë klasë lidhet ngushtë me formimin e shprehive të përdorimit të gjuhës me gojë dhe me shkrim, si dhe me njohjen e modeleve kulturore estetike të nevojshme për formimin e tyre kulturor. Të gjitha konceptet dhe temat e kërkuara në programin e gjuhës shqipe kanë gjetur vend dhe janë trajtuar në tekstin e nxënësit. Çdo temë mësimore, ushtrim, detyrë dhe kërkesë didaktike është lidhur me përmbushjen e rezultateve të të nxënit, të parashikuara me program.
Teksti i nxënësit është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë (Gjuha Shqipe 2A) i përket periudhës nga muaji shtator deri në muajin dhjetor, ndërsa pjesa e dytë (Gjuha Shqipe 2B) i përket periudhës nga muaji janar deri në muajin qershor. Zgjedhja e pjesëve është bërë në bazë të kërkesave didaktike të të mësuarit dhe jo në përfaqësimin e autorëve. Për lexim, janë zgjedhur pjesë nga letërsia shqiptare, nga letërsia botërore për fëmijë, nga letërsia bashkëkohore, si dhe nga krijimtaria popullore. Shumë nga këto pjesë janë përpunuar e përshtatur në mënyrë që të jenë sa më pranë botës fëmijërore, sa më pranë fëmijëve të kësaj grup-moshe.
Tematika e këtyre pjesëve është përmbledhur në secilin muaj dhe lidhet me kërkesat e programit. Kalimi nga njëri muaj në tjetrin është bërë përmes pjesëve letrare, nëpërmjet të cilave kalohet natyrshëm në tematikën e muajit të ri

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe
përdorim këtë tekst shkollor për klasën e dytë, me vendimin numër 143/01-b, të
datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580,
të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Gjuha Shqipe 2a bashkë me fletore pune për klasën e dytë
Rrahman Paçarizi, Saranda Kumnova Pozhegu, Aurela Zisi
saranda.pozhegu@gmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Sindorela Doli Kryeziu, Prof. Ardita Berisha, Digjle Namligjiu
Redaktore: Jorina Kryeziu Shkreta
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Gurakuq Dobruna
Ilustrimet: Kosta Zhonga
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
811.18(075.2)
Rrahman Paçarizi
Gjuha Shqipe 2a bashkë me fletore pune / Rrahman Paçarizi, Saranda Kumnova Pozhegu, Aurela Zisi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 156f.; ilustr. Me ngjyra: 30cm.
1. Pozhegu, Kumnova Saranda 2. Zisi, Aurela
ISBN 978-9951-05-319-8

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Rrahman Paçarizi, Saranda Kumnova Pozhegu, Aurela Zisi

Shtëpia Botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
saranda.pozhegu@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%