No products in the cart.

Shop

GJUHA SHQIPE 1 (LIBËR LEXIMI)

3.15

Libri i leximit, si pasabetare, synon t’i përforcojë aftësitë e leximit të nxënësve dhe të krijimit të shprehive bazike të shkrimit dhe të leximit. Në përfundim të klasës së parë, pra, pasi të ketë mësuar nga Libri i leximit i klasës së parë dhe pas nxënies së shkronjave dhe të shkrim-leximit nga Abetarja, është e pritshme që nxënësi/ja të lexojë në mënyrë të rrjedhshme, të kuptimshme, me intonacion të duhur dhe mund të krijojë shkathtësi bazike për të diskutuar vizatime, tekste, objekte të ndryshme. Po ashtu, ai/ajo do të njihet me kategori të ndryshme tekstore dhe do të mësojë të diskutojë rreth teksteve të tilla, të ndryshme. Ai/ajo do të mësojë, njëherësh, shkathtësi bazike të të hartuarit, për të shprehur mendime të thjeshta, për të përshkruar sende, vizatime, pamje e për të rrëfyer situata të thjeshta. Synohet që përmes leximit (me zë) të nxitet edhe shkathtësia e dëgjimit të tekstit për ta afruar gjuhën më komplekse dhe fjalësin e ri. Pastaj, diskutimet, detyrat dhe pyetjet e ndryshme synojnë krijimin e shkathtësive për zbërthime të koncepteve abstrakte dhe lidhjeve tekstore me përvojat vetanake. Gjinia (zhanri) tekstor dhe disenji i tekstit janë krijuar me synimin që të krijohet një komunikim më i plotë, përfshirë ilustrimet pamore. Mësuesit/mësueset pritet që, sipas nevojës, të shtojnë a heqin detyra, të japin sqarime të nevojshme, të ofrojnë zgjidhje shtesë dhe të përzgjedhin mënyra të të lexuarit (të përbashkëta, individuale, në çift). Leximi i tekstit ka të bëjë kryesisht me zhvillimin e aftësive të leximit, të shpejtësisë së leximit, të intonacionit – sidomos mbështetur në shenjat e pikësimit, ndërsa pjesa pas leximit aftëson nxënësin/en për ta nxënë përmbajtjen e tekstit dhe për të diskutuar nocione të tjera të parapara në planin dhe programin mësimor. Teksti përfshin edhe njësi që lidhen me mësimin e tingujve, të gramatikës dhe të kategorive tekstore, si elemente mbështetëse për shkathtësinë e leximit dhe shkathtësitë e komunikimit.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 151/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020

Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 28.000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

Gjuha Shqipe 1 për klasën e parë
Bardh Rugova, Atdhe Hykolli
bardhrugova@yahoo.com

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Fadil Latifi, Prof. Ardita Berisha, Mësuese Diana Duraku, Psikolog Shkëlqim Statovci
Koncepti vizual: Arvan Berisha
Dizajni: Dorlir Kraja
Ilustrimet: Arvan Berisha, Medina Gashi
Kopertina: Arvan Berisha

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18(075.2)

Bardh Rugova
Gjuha Shqipe 1 – Libër Leximi / Bardh Rugova, Atdhe Hykolli
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 86f.; 30cm.
1. Hykolli, Atdhe
ISBN 978-9951-05-274-0

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 151/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Bardh Rugova, Atdhe Hykolli

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

EMAILI I AUTORIT:
bardhrugova@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%