Shop

GJEOGRAFIA 8 – (LIBËR BAZË)

Sipas përmbajtjes së kurrikulës, në klasën e tetë do të mësohet gjeografia regjionale e kontinenteve të tjera. Prandaj, në librin e gjeografisë për klasën e tetë janë dhënë njohuritë themelore gjeografike për Azinë, Afrikën, Amerikën Veriore, Amerikën Jugore, Australinë, Oqeaninë dhe Viset Polare. Me ndihmën e mësuesit, duke përdorur këtë libër së bashku me atlasin gjeografik si një mjet të pazëvendësueshëm ilustrues, ju në çdo orë mësimore do të krijoni njohuri të reja gjeografike, duke fituar njëkohësisht një pasqyrim të qartë për kontinentet e sipërpërmendura, veçoritë natyrore, popullsinë, vendbanimet, shtetet dhe ekonominë. Libri i gjeografisë për klasën e tetë, në fillim të çdo kapitulli fillon me fjalinë: Në këtë kapitull do të njiheni me: ku jepet një vështrim i njësisë mësimore e cila do të përpunohet; Fjalët kyçe, ku theksohen fjalët bosht të njësisë mësimore. Në kuadër të secilës njësi mësimore është dhënë shtojca Gjeografia për kureshtarë, ku do të njiheni me disa kuriozitete interesante, ndërsa krejt në fund Pyetjet për kontrollim të njohurive. Në fund të çdo kapitulli jepet një përmbledhje e shkurtër e cila është titulluar Në këtë kapitull keni mësuar, e cila përmban nocionet kryesore, definicionet dhe ndarjet në kuadër të kapitullit që është shpjeguar. Hartat gjeografike, grafikët dhe materialet e tjera ilustruese në tekst juaja lehtësojnë nxënien e njohurive për kuptimet, dukuritë dhe proceset e ndryshme gjeografike. Pyetjet e bëra brenda tekstit kanë për qëllim përkujtimin dhe përforcimin e njohurive të fituara paraprakisht. Radhitja e njësive mësimore në tekst është bërë duke ndjekur formën klasike të shtjellimit të materies gjeografike. Pa marrë parasysh radhitjen e njësive mësimore, përmbajtja e tekstit siguron nxënien e plotë të rezultateve të lëndës dhe fushës kurrikulare.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/105, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.netwww.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Gjeografia 8 për klasën e tetë
Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani, Valbon Bytyqi
ars_ejupi@hotmail.com; ibrahimramadani@yahoo.com; valbonbytyqi@hotmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Valbon Bytyqi, Leopard Cana
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Hazer Dana, Rinor Qollopeku, Sebahate Sopjani

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:913(075.3)

Ejupi, Arsim
Gjeografia 8 : për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët /
Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani, Valbon Bytyqi.
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 192 f. : ilustr. ; 25 cm.
1. Ramadani, Ibrahim 2. Bytyqi, Valbon
ISBN 978-9951-05-401-0

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/105, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani, Valbon Bytyqi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
ars_ejupi@hotmail.com
ibrahimramadani@yahoo.com
valbonbytyqi@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%