Shop

GJEOGRAFIA 8 – (FLETORE PUNE)

Me qëllim të arritjes së rezultateve të lëndës së Gjeografisë për klasën e 8-të, përveç librit bazë “Gjeografia 8”, është punuar edhe fletorja e punës, e cila do të shërbejë si material ndihmës për lëndën e Gjeografisë. Fletorja e punës do t’ju shërbejë që ne mënyrë konkrete të arrini disa rezultate specifike, në veçanti të të ushtruarit praktik të njohurive të mësuara më parë në librin bazë të Gjeografisë. Fletorja e punës është hartuar sipas përmbajtjes së librit bazë të Gjeografisë, duke ndjekur shtjellimin klasik të gjeografisë regjionale, ku së pari flitet për veçoritë gjeografiko-natyrore dhe pastaj për ato gjeografiko-shoqërore, duke ndjekur në veçanti marrëdheniet shkak-pasojë. Në fletoren e punës, ju do të gjeni kërkesa të ndryshme të cilat kanë për qëllim perforcimin e njohurive gjeografike, duke ndërlidhur mësimin teorik me dukuri, fenomene e procese, të cilat janë evidente në regjionet e caktuara të botës. Në këtë fletore, nxënësi dhe mësimdhënësi do të gjejnë kërkesa (pyetje dhe detyra) të ndryshme, që kërkohet përgjigje në të gjitha nivelet e dijes, duke filluar nga njohja (ku nxënësi u përgjigjet pyetjeve të thjeshta), zbatimi (ku nxënësi plotëson përgjigje, jep mendime, duke zbatuar njohuritë gjeografike në jetën e përditshme) dhe mendimi kritik (ku nxënësi do të japë mendim ndryshe rreth problemeve gjeografike). Duke shfrytëzuar këtë fletore, ju, jo vetëm që do t’i mësoni regjionet e botës në aspektin teorik, por do të dini edhe të diskutoni në lidhje me fenomenet, proceset dhe dukuritë gjeografike. Fletorja e punës shoqërohet me harta memece, ilustrime, figura, të cilat do ta lehtësojnë arritjen e rezultateve të të nxënit të lëndës së Gjeografisë dhe fushës kurrikulare – Shoqëria dhe Mjedisi.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/104, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Gjeografia 8 – Fletore pune për klasën e tetë
Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani
valbonbytyqi@hotmail.com; ars_ejupi@hotmail.com; ibrahimramadani@yahoo.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Valbon Bytyqi, Leopard Cana
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Hazer Dana, Rinor Qollopeku, Sebahate Sopjani

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

37.016:913(075.3)(076.1)

 

Bytyqi, Valbon
Gjeografia 8 : fletore pune : për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët /
Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani.
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 76 f. :ilustr. ; 25 cm.
1. Ejupi, Arsim 2. Ramadani, Ibrahim
ISBN 978-9951-05-394-5

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/104, të datës 13.08.2021.

Category:

Additional information

Autorët

Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
valbonbytyqi@hotmail.com
ars_ejupi@hotmail.com
ibrahimramadani@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%