No products in the cart.

Shop

GJEOGRAFIA 6
(LIBRI BAZE)

4.00

Të dashur nxënës,
Njohuritë e fituara më herët mbi natyrën dhe shoqërinë gjatë klasës së pestë fillojnë të zgjerohen dhe plotësohen në kuadër të lëndës së gjeografisë e cila është një disiplinë e veçantë shkencore.
Kjo shkencë studion proceset dhe dukuritë natyrore e shoqërore që zhvillohen në hapësirë dhe kohë. Në kuadër të kësaj lënde nxënësit njihen me proceset dhe dukuritë në natyrë dhe në shoqëri, bashkëveprimin ndërmjet tyre dhe rolin e tyre në transformimin e mjedisit natyror.
Përmbajtja e tekstit është punuar duke ndjekur kurrikulën e gjeografisë për klasën e gjashtë e cila sforcon atributin edukativ që është objektiv po aq i rëndësishëm sa edhe nxënia e njohurive mbi natyrën dhe njerëzit.
Njohuritë gjeografike që ofrohen nga autorët brenda tekstit ndjekin një qasje bashkëkohore e cila i aftëson nxënësit për ta kuptuar gjithësinë dhe përmbajtjen e saj, Tokën si planet, natyrën dhe mjedisin, njerëzit dhe krijimtarinë e tyre, bashkëveprimin në mes njeriut dhe natyrës etj.
Duke nxënë këto njohuri nxënësit krijojnë botëkuptime të drejta mbi gjithësinë dhe trupat qiellorë, krijimin e sistemit diellor dhe Tokës, proceset dhe dukuritë të cilat shfaqen në natyrë, rolin e njeriut në transformimin e mjedisit natyror dhe përshtatjen e tij për nevoja të veta etj.
Përmbajtja dhe njohuritë brenda tekstit kanë për synim përveç të tjerash të aftësojnë nxënësit për t’u orientuar në natyrë, për t’i përdorur hartat, për ta perceptuar më lehtë hapësirën dhe kuptuar që mjedisi natyror është krijuar nga një bashkëveprim dhe evolucion i gjatë i elementeve fizike dhe organike i cili megjithatë është shumë i cenueshëm nga ndërhyrjet e njeriut, prandaj si i tillë duhet të ruhet dhe të përparohet.
Po ashtu, duke nxënë njohuritë që ofrohen në tekst nxënësit, formësojnë botëkuptimet për Tokën si shtëpinë e përbashkët për qeniet e gjalla që jetojnë në të e në veçanti për njerëzit të cilët duhen trajtuar të barabartë dhe të kenë të drejtat e njëjta për të shfrytëzuar të mirat që ofron planeti ynë, ta kuptojnë diversitetin racor, etnik, fetare kulturor si përparësi e vlerë të shtuar për mbarë njerëzimin në botë.
Struktura e tekstit ndjek në mënyrë të përpiktë përmbajtjen e planprogramit (kurrikulës) për klasën e gjashtë ku jepen njohuritë e gjeografisë fizike, gjeografisë shoqërore dhe aspekte të bashkëveprimit njeri-natyrë. Në kuadër të çdo njësie mësimore jepen edhe njohuri specifike për dukuri dhe procese gjeografike të cilat kanë për qëllim të zgjojnë kureshtjen, imagjinatën dhe rrisin dëshirën e vullnetin për gjeografinë si lëndë mësimore.
Tekstin e shoqërojnë shumë harta, tabela, grafe, dhe figura të cilat shërbejnë për të ilustruar sa më mirë përmbajtjen e tekstit. Të vetëdijshëm për mangësitë eventuale, autorët mirëpresin vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat do të merren parasysh gjatë ribotimit të tekstit.

 

 

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 298/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Gjeografia 6 – Fletore Pune për klasën e gjashtë
Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani
valbonbytyqi@hotmail.com; ars_ejupi@hotmail.com; ibrahimramadani@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Msc. Sami Restelica, Dr. Tomor Qela, Msc. Addhe Krasniqi, Fikrie Robaj
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Flamur Krasniqi
Kopertina: Rinor Kelmendi
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

911.2(4/9)(076.1)(075.2)
Bytyqi, Valbon
Gjeografia 6: fletore pune / Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 84f: ilustr; 24 cm.
1. Ejupi, Arsim 2. Ramadani, Ibrahim
ISBN 978-9951-05-295-5

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 298/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
valbonbytyqi@hotmail.com
ars_ejupi@hotmail.com
ibrahimramadani@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%