Shop

FIZIKA 6
(LIBËR BAZË)

4.00

Nxënës të dashur!
Këtë vit do të filloni ta mësoni fizikën dhe do ta mësoni edhe në vitet në vazhdim.
Me këtë libër do të njiheni me themelet e fizikës dhe me disa zbatime të saja të rëndësishme në biologji, kimi, teknikë dhe mjekësi.
• A keni menduar ndonjëherë pse një pendël fluturon, por një gur bie, ose pse një zog mund të fluturojë, por një balenë nuk mundet?
• A keni vënë re ndonjëherë se kur babai juaj frenon automobilin papritmas, makina ndalon, por akullorja juaj përfundon në qelqin e përparmë të automobilit?
• A keni menduar ndonjëherë se pse kur rrëshqasin këmbët tuaja në qilim, ju mund ta alivanosni babin tuaj pasi ta prekni?
• Sa ajër thithim gjatë një frymëmarrjeje?
• Pse astronauti në Hënë mund të kërcejë gjashtë herë më lart, se në Tokë?
• A është masa e njëjtë me peshën?
• Pse shkencëtari i vjetër grek, Arkimedi, ka menduar se po ta ketë një lloz mjaft të gjatë dhe një pikë mbështetëse jashtë Tokës, do të mund ta çonte lart edhe Tokën?
• Pse balona e mbushur me ajër të ngrohtë mund të fluturojë?
• A keni menduar ndonjëherë si krijohet ylberi pas shiut e kur nxeh dielli?
• E plot gjëra tjera…
Të gjitha këto dukuri dhe dukuri të tjera si këto, do t’i shpjegojmë me shkencën e quajtur Fizikë. Emri fizikë vjen nga fjala greke physika, që do të thotë “fizikë apo natyrë”. Fizika studion ligjet më themelore që sundojnë botën fizike ose natyrën.
Po ashtu do të paraqesim lidhjen e pandashme të fizikës me matematikën, ku fenomenet e ndryshme fizike do t’i paraqesim me formula matematike. Të gjitha fenomenet në fizikë të cilat i mësojmë në klasën e gjashtë, do t’i paraqesim përmes eksperimentit, i cili bashkë me formulimin matematikor të dukurisë fizike, paraqesin dy nga pesë hapat themelorë të hulumtimit shkencor në fizikë.

 

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 295/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Fizika 6 – Fletore Pune për klasën e gjashtë
Skender Kabashi, Skender Ahmetaj, Fetah Zejnullahu
skender.kabashi@uni-pr.edu
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Prof. Lirije Gegaj, Prof. Fatmir Hoti, Dr. Luan Kola, Dr. Xhafer Ismajli
Lektorë: Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Kopertina: Rinor Kelmendi

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
53(0761)(075.2)
Kabashi, Skender
Fizika 6: fletore pune /Skender Kabashi, Skender Ahmetaj, Fetah Zejnullahu
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 68f: ilustr; 24 cm.
1. Ahmetaj, Skender 2. Zejnullahu, Fetah

 

ISBN 978-9951-05-300-6

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 295/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Skender Kabashi, Skender Ahmetaj, Fetah Zejnullahu

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
skender.kabashi@uni-pr.edu

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%