No products in the cart.

Shop

EKOLOGJIA DHE MJEDISI 5-6

2.50

Me planin dhe programin e MASHT-it lënda mësimore Ekologjia dhe Mjedisi është paraparë si lëndë zgjedhore për klasën V dhe VI të shkollës fillore.
Ky libër është hartuar si reagim në kërkesat e shtuara të nxënësve dhe arsimtarëve për literaturë nga kjo lëmi. Libri në radhë të parë u shërben nxënësve të klasës V dhe VI, por edhe të gjithë atyre që janë të interesuar të fitojnë njohuri ekologjike, kulturë dhe mirësjellje në mjedis.
Objektiv kryesor i këtij libri është edukimi ambientalist, arsimimi bazë mjedisor dhe ndërgjegjësimi ekologjik i të rinjve, si synim që ata të aftësohen për t’u ballafaquar me sukses në të ardhmen me sfida mjedisore.
Teksti është strukturuar në atë mënyrë që edukon të rinjtë, apelon te të moshuarit, i tërheq vërejtjen shoqërisë, kërkon zgjidhje nga kompetentët për të mbrojtur natyrën, botën e saj bimore dhe shtazore si dhe njeriun dhe civilizimin e tij.
Teksti përfshin tetë kapituj, tre prej të cilëve do shtjellohen në klasën e pestë, ndërsa pesë të tjerë në klasën e gjashtë. Jam munduar të krijojë një koherencë të përmbajtjes së kapitujve conform me taksonominë e Bloomit dhe t’i mbart në mënyrë suksesive njohuritë nga rrafshi teorik në atë praktik. Në fund të librit janë dhënë aktet ndërkombëtare, kalendari mjedisor si dhe fjalori i termave të reja.
Në tekst shtjellohen problemet lidhur me shkallën e ndotjes dhe të dëmtimit të të gjitha komponenteve: ajrit, ujit, tokës. Në fund të çdo komponente flitet për masat e mbrojtjes. Nxënësit njihen me biodiversitetin, përkatësisht florën, faunën, ekosistemet, vlerat e tyre, rreziqet që iu kanosen nga faktorë të ndryshëm dhe masat për mbrojtje. Njihen me vlerat e pyjeve si ekosisteme më të ndërlikuara dhe më të rëndësishme në natyrë, format dhe shkallët e dëmtimit të tyre, si dhe pasojat nga dëmtimi i tyre për qeniet e gjalla dhe për natyrën në përgjithësi. Në vazhdim nxënësit kanë mundësi të njihen me parqet e qyteteve, kopshtet botanike e zoologjike, me muzeun e historisë së natyrës, parqet kombtare, monumentet e natyrës dhe në fund, me aktet ndërkombëtare mjedisore dhe me kalendarin mjedisor.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1119/01-B të datës 04.12.2007
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dymbëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Ekologjia dhe Mjedisi për klasën e pestë dhe të gjashtë të shkollës fillore
Behxhet Mustafa
behxhetm@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik, disenji: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Fetah Halili, Dr. Agim Gashi, Mr. Ismet Potera
Lekto: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
574:504 (075.2)
Mustafa, Behxhet

 

Ekologjia dhe Mjedisi për klasë V dhe VI / Behxhet Mustafa
Botimi i parë, Pejë: Dukagjini, 2007 – 7fq.: ilustr me ngjyra; 30cm.
ISBN 978-9951-05-180-4

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1119/01-B të datës 04.12.2007

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Behxhet Mustafa

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
behxhetm@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%