Shop

EDUKATË QYTETARE 7
LIBËR BAZË

3.40

Të dashur nxënës,
Libri Edukata qytetare 7 ju mëson për raportet shoqërore, për sjelljet dhe shprehitë njerëzore, lidhjet dhe ndikimet reciproke ndërmjet natyrës dhe shoqërisë, pastaj për rregullat, normat, ligjet, vlerat humane dhe qytetare, për vendimmarrjen institucionale dhe në fund për mjedisin dhe shoqërinë.
Për të gjitha këto tema keni mësuar edhe më parë në klasat e mëparshme, por këtu do të mësoni edhe për disa aspekte dhe elemente të veçanta të tyre. Për të gjitha këto këni mësuar edhe nga familja, mediet, shokët dhe jeta e përditshme. Për këto tema mund të mësoni edhe më tutje nga të gjitha këto burime që i përmendëm, por në librin Edukata Qqytetare 7, do t’i gjeni në mënyrë të përgjithshme, të qartë dhe konkrete. Libri ju jep mundësi që për secilën temë dhe për secilën njësi mësimore, të hulumtoni më shumë, të mbledhni më shumë ide dhe më shumë fakte, të reflektoni për mënyrën si i hasni këto në jetën tuaj të përditshme, si gjendeni në situatat e caktuara dhe si silleni ose veproni për të treguar vetën se jeni qytetar i përgjegjshëm dhe njeri me dinjitet.
Të dashur nxënës, në fund të secilit njësi mësimore janë nga tri apo katër pyetje. Provoni që në fletoren e punës të përgjigjeni në to, por provoni që për secilën njësi të bëni pyetje edhe vetë. Pyetni shokun ose shoqen tuaj, arsimtarin ose arsimtaren tuaj, prindin ose kujdestarin tuaj, pyetni lirisht edhe aktivistin, ekspertin, gazetarin, deputetin, zyrtarin. Provoni të puetni pa hezitim, sepse të shtrosh pyetje me vend, është njësoj me vlerë, sikurse të përgjigjesh drejt.
Përveç pyetjevem për secilën njësi mësimore, libri ka edhe fotografi ose ilustrime përcjellëse. Ju lusim që në fletoren tuaj të punës, të provoni të vëni fotografi të tjera plotësuese ose të bëni vetë ilustrime që paraqesin idenë, përmbajtjen ose kuptimin e njësisë mësimore. Këtë e konsiderojmë të rëndësishmë, sikurse që temat dhe mësimet në libër kanë kuptime të gjera dhe të shumëfishta, ashtu është e gjerë dhe e shumëfishtë edhe mundësia për t’i shprehur dhe pasuruar ato domethënie. Nuk është vetëm teksti ose fjala e shkruar, por është edhe fotografia, ilustrimi, xhirimi, përvoja në jetë, bisedat me miq, puna në organizatë, loja në fushë, ecja në rrugë, ecja në natyrë, udhëtimi dhe vizita në vende të tjera, vizitat familjare, komunikimi dhe hulumtimi në internet, blerja në treg, qëndrimi në shesh, festimi publik, manifestimi kulturor, artistik dhe sportiv, të gjitha këto përvoja dhe shumë aspekte të tjera të jetës, janë po ashtu edhe mënyra të shprehjes
Të dashur nxënës, duke ju dëshiruar shëndet dhe lumturi në jetë, ju dëshirojmë sukses në shkollë, e sidomos në lëndën Edukatë qytetare. T’i mësoni vlerat qytetare dhe t’i shfaqni ato në jetën tuaj të përditshmel të bëheni qytetarë të denjë të vendit tuaj – Kosovës së dashur, kjo është dëshira dhe qëllimi ynë.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët fillor, me vendimin numër 280/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Edukatë Qytetare 7- Fletore pune për klasën e shtatë
Shemsi Krasniqi, Sheribane Ibrahimaj Bahtiri
shemsi.krasniqi@gmail.com; sheribane.bahtiri@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Jonuz Dervodella, Afrim Balaj, Gyltene Selimi
Lektore: Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Ilustrimet:
Kopertina: Rinor Kelmendi
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
37.035.4(076.1)(075.2)
Krasniqi, Shemsi
Edukatë Qytetare 7- Fletore Pune /Shemsi Krasniqi, Sheribane Ibrahimaj Bahtiri
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 72f.: ilustr.; 24 cm.
1. Bahtiri Ibrahimaj, Sheribane

 

ISBN 978-9951-05-308-2

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 280/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Sadik Krasniqi, Aziz Dujaka

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
sadik.krasniqi@uni-pr.edu

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%