No products in the cart.

Shop

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 6
(LIBËR BAZË)

3.60

Shëndeti është një koncept shumëdimensional që përfshin zhvillimin fizik, mendor, social dhe emocional të fëmijës. Misioni i shoqërisë së organizuar dhe i arsimtarit është që nëpërmjet përzgjedhjes së përmbajtjeve programore të ndikojë sa më pozitivisht në zhvillimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve. Duke marrë parasysh rëndësinëe kësaj lënde, kurrikulën kombëtare, e bëjnë atë një lëndë të detyrueshme për fëmijët në të gjitha fazat e shkollimit parauniversitar. Ashtu si në fushat e tjera të lëndëve, edhe për shëndetin e edukimin fizik të fëmijëve, arsimtari luan një rol jetësor për fëmijët, duke zbatuar detyrat programore në funksion të zhvillimit shëndetësor të fëmijëve me metodologjinë sa më të drejtë.
Për të përmbushur në mënyrë të mirëfilltë këtë detyrë arsimtari duhet fillimisht të marrë përgjigje nga disa pyetje të rëndësishme siç janë:
• Cilat janë karakteristikat dhe veçoritë e kësaj moshe?
• Cilat janë vlerat antropometrike dhe motorike të fëmijëve me të cilët fillojmë të punojmë?
• Cili është objektivi ynë që dëshirojmë të arrijmë?
• Si t’i motivojmë fëmijët që të jenë bashkëpunues në realizimin e qëllimit?
• Cilat do të jenë metodat e aplikuara për realizimin e njësive të ndryshme programore?
• Cilat janë mundësitë e shkollës për një punë sa më të kompletuar dhe cilësore në realizimin programor?
Objektiv i arsimtarit duhet të jetë në rend të parë zhvillimi i përgjithshëm shëndetësor dhe mirëqenia e nxënësit. Krahas kësaj duhet pasur parasysh nxënësit me potencial për punë plotësuese apo për program plus, si dhe nxënësit me aftësi të kufizuara që nënkupton përzgjedhjen e detyrave specifike sipas nevojave të individit. Si në rastin e parë si në të dytin këta fëmijë duhen evidentuar dhe trajtuar në mënyrë të veçantë. Ky tekst ka përmbajtje nga fusha e edukimit fizik dhe shëndetësor.
Fusha e edukimit fizik përmban ushtrime të karakterit të formimit të drejtë zhvillimor dhe ushtrime korrektuese, elemente të arsimimit lëvizor nga elementet teknike të sporteve individuale, elemente vallëzimi dhe të gjimnastikës ritmike si dhe lojëra dhe njohuri nga sportet kolektive.
Nga fusha e edukimit shëndetësor fëmijët duhen informuar për rolin dhe rëndësinë e ambientit të shëndoshë, për kulturën e mbrojtjes së ambientit të shëndetshëm, për rëndësinë e të ushqyerit dhe ndikimin e mjedisit, për rolin dhe rëndësinë e shëndetit të tyre. Çështjet e lidhura me shëndetin psiko-social dhe mendor të fëmijëve-ndjeshmëria, siguria dhe kolektivi i tyre, përgjegjësitë për të jetuar në komunitet të shëndetshëm gjithashtu trajtohen në këtë libër. Duke pasur parasysh natyrën ndërdisiplinore të kësaj fushe gjithashtu do të përmenden edhe referenca, për të fituar aftësi për një jetë të shëndetshme për ta bërë fëmijën pjesë integrale konstruktive.
Pjesë ndikimi në mirëqenien e fëmijëve janë edhe të gjithë personeli profesional i fushave të ndryshme. Edukimi fizik dhe sporti nxisin emocione të shumta të cilat janë faktorë i rëndësishëm për sukses më të mirë në mësime. Qëllimi më i lartë do të jetë nëse fëmijëve u krijohet shprehia lëvizore (vyeshmëria lëvizore).
Ne do të jemi gjithashtu mirënjohës ndaj të gjithë atyre që japin vërejtje, plotësime dhe sugjerimet në dobi të përmirësimit të vazhdueshëm dhe të reformës së zhvillimit sa më cilësor të fëmijëve.
Ne i mirëpresim komentet dhe sugjerimet që do të na mundësojnë të ndërmarrim përmirësime, ndërrime, rishikim apo ripërsëritje të mëtejshme të këtij materiali.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 201/01-b, të datës 28.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

 

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

 

Edukatë Fizike, Sportet dhe Shëndeti 6 për klasën e gjashtë
Sadik Krasniqi, Rrezon Krasniqi
sadik.krasniqi@uni-pr.edu

 

 

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Hazir Salihu, Dr. Qazim Elshani, Prof. Avni Bellopoja, Shaip Gugjuli, Ergita Zajmi
Lektorë: Muhamet Reçica, Adelinë Selmani
Dizajni: Malda Susuri
Kopertina: Malda Susuri

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
769.015(075.2)
Krasniqi, Sadik
Edukata Fizike 6/ Sadik Krasniqi, Rrezon Krasniqi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 144: ilustr; 24 cm.
1. Krasniqi, Rrezon
ISBN 978-9951-05-298-6

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 201/01-b, të datës 28.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Sadik Krasniqi, Rrezon Krasniqi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
sadik.krasniqi@uni-pr.edu

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%