No products in the cart.

Shop

EDUKATA QYTETARE 8
(LIBËR BAZË)

2.50

Parathënie
Libri Edukatë qytetare për klasën e VIII iu mundëson nxënësve të përfitojnë njohuri të reja dhe të dobishme por edhe t’i forcojnë njohuritë e mëparshme nga fusha e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të fëmijve. Temat e shtjelluara në këtë libër reflektojnë strukturën dhe përmbajtjen e planprogramit të kësaj lënde për klasën e tetë. Libri përmban dy kapituj përmbledhës. Kapitulli i parë ka të beje kryesisht me të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve kurse tjetri ka të bëj me çështje të qytetarisë por që janë të afërme me tregun, ekonominë, shkencën dhe teknologjinë. Edhe pse temat e shtruara si njësi mësimore duken pjesërisht të përsëritura nga klasat e mëparshme (Të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, llojet e të drejtave etj), ose edhe nga lëndët e tjera si TIK-u, historia etj. ideja qendrore që e përshkon librin është që krahas njësive mësimore të paraqitura në formë të vështrimeve të shkurtra, të merren idetë për zhvillimin e ushtrimeve jo vetëm në klasë por edhe në terren. Fusha e kulturës qytetare nuk është fushë vetëm e edukatës dhe njohurive teorike, por është edhe fushë e sjelljeve dhe zhvillimeve konkrete e praktike. Prandaj, përvetësimi i njohurive mbi temat e ofruara nuk mund të bëhet pa zhvillimin e ushtrimeve, pa vizitat ushtruese në terren, pa vrojtimet e drejtpërdrejta nga jeta në komunitet dhe së fundi pa pjesëmarrjen aktive në jetën e komunitetit dhe të shoqërisë. Temat e prezantuara në libër janë të karakterit universal dhe i përkasin secilit qytetar në veçanti, secilit grup ose shoqëri dhe komunitetit global në përgjithësi. Në këtë kuptim është futur edhe njësia mësimore për Qëllimet e Mileniumit, me qëllim që fëmijët të mësohen të mendojnë për lidhmërinë, afërsinë dhe kushtëzimet reciproke ndërmjet problemeve lokale me ato globale. Njësitë mësimore të prezantuara në tekst, përgjithësisht janë të shkurtra dhe të shkruara me një gjuhë të thjesht. Porositë që dalin nga libri do të depërtojnë te nxënësit jo vetëm nëpërmjet pjesës tekstuale por edhe nëpërmjet ushtrimeve dhe ilustrimeve me fotografi. Ajo që pritet të jetë veçanërisht efektive për përvetësimin e përmbajtjeve mësimore do të jetë vizita nëpër terren ku në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet komunikimit me njerëzit do të mblidhen përvojat dhe njohuritë mbi qytetarinë. Në këtë kuptim shkolla dhe arsimtarët do të duhej të krijonin mundësitë që për edukimin më të mire qytetar, nxënësit të bëjnë vizita në terren dhe përshtypjet e fituara t’i diskutojë në klasë.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 513/02-1 të datës 13.07.2005
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 28.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Edukata Qytetare 8 për klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët
Sheribane Ibrahimaj Bahtiri
shemsi.krasniqi@uni-pr.edu
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor artistik dhe disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Gentian Lluka
Recensentë: Dr. Naser Zabeli, Dr. Afërdita Zuna, Shaip Hasani, Zethane Ulaj, Hedije Maliqi, Linda Salihu
Lektor: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.832 (075.2)
Krasniqi, Shemsi
Edukata qytetare 8: / Shemsi Krasniqi, Sheribane Bahtiri, Habib Aliu
Pejë: Dukagjini, 2007. – 88f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.
Në vend të parathënies: f. 5
1. Bahtiri, Sheribane, 2. Aliu, Habib
ISBN 9951-05-097-2
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 513/02-1 të datës 13.07.2005

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Sheribane Ibrahimaj Bahtiri, Shemsi Krasniqi, Habib Aliu

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
shemsi.krasniqi@uni-pr.edu

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%