Shop

EDUKATA QYTETARE 5
(LIBËR BAZË)

3.00

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës!
Ky libër nuk bëhet me pretendimin për të sjellë teori të pastër në edukimin qytetar, por bëhet me qëllim që t’ju ndihmojë juve të identifikoni, të analizoni, të vlerësoni, të menaxhoni si dhe të vendosni për çështjet që ju përkasin.
Edukimi qytetar është proces i gjatë, i cili fillon që në moshë të re, e zgjat gjithë jetën. Përmbajtja programore e Edukatës Qytetare e klasës së pestë është vazhdimësi e përmbajtjes së klasave të mëparshme. Kategoritë të cilat do të mësohen në këtë klasë iu përshtaten moshës, aftësisë së nxënësve, si dhe kushteve në të cilat ndodhet vendi ynë. Nxënësi i kësaj moshe (10-11) ndodhet përpara detyrës për të marrë sa më shumë njohuri nga fusha e qytetarisë. Pajisja me njohuri është rezultat i asaj se sa mësojnë nxënësit nëpër shkolla, dhe sa mësojnë ata gjatë jetës, njësoj si oferta dhe kërkesa në treg. Gjithashtu pajisja me njohuri është si rezultat i punës interaktive mes nxënësve, mësuesve, prindërve, shokëve e shoqeve, mediave si dhe gjithë komunitetit.
Është në natyrën e kësaj lënde mësimore që nxënësit t’i bëjë të aftë për punë të pavarur dhe për punë praktike.
Më shumë se çdo lëndë tjetër, Edukata Qytetare u ofron nxënësve mundësi për t’u aftësuarpër jetë përmes edukimit të mirëfilltë.
Kategoritë dhe nënkategoritë janë zbërthyer përmes njësive mësimore, duke filluar nga më e thjeshta e deri te më e ndërlikuara. Është punë e mësuesve që t’u përmbahen objektivave të çdo njësie mësimore. Ato ndihmojnë mësuesit në përcaktimin e masës, se çka dhe sa duhet të dinë nxënësit në fund të orës mësimore. Fjalët kyçe janë sqaruar në fjalorin e librit. E kemi vlerësuar se nxënësit e kësaj moshe duhet të kenë fjalor të pasur në mënyrë që në të ardhmen të mos kenë problem kulturën e të shprehurit. Si rregull, pyetjet pas secilës njësi mësimore dhe disa ushtrime, mbesin për të vazhduar punën në shtëpi si detyrë shtëpie, por mbi të gjitha mbetet në përgjegjësinë e mësuesve se si do ta organizojnë realizimin e planit dhe programit të klasës së pestë. Ky libër është i paraparë për 20 orë në javë.
Duke iu uruar vullnet dhe punë të mbarë, nxënësve dhe mësuesve, ne autorët e librit po e përmbyllim parathënien me këto fjalë:
Përmes edukimit qytetar parandalohet kthimi prapa, realizohet socializimi dhe humanizimi i shoqërisë, integrimi i grupeve dhe ruajtja e diversitetit.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1048/02-1 të datës 13.08.2007
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dymbëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 25.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Edukata Qytetare 5 për klasën e pestë të shkollës fillore
Sheribane Ibrahimaj Bahtiri, Vllaznim Balidemaj
sheribane.bahtiri@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik, disenji: Lavdim Beqiri
Ilustrimet: Jeton Mikullovci – Jemi
Lektor: Sylë Osmanaj
Recensentë: Latife Bekteshi, Zogza Mulaku, Osmanije Jahaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
37.03 (075.2

 

Bahtiri, Sheribane
Edukata Qytetare 5/ Sheribane Bahtiri, Vllaznim Balidemaj.-
Botimi 2, Pejë: Dukagjini, 2007- 188fq.: ilustr me ngjyra; 30cm.
ISBN 978-9951-05-156-9

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1048/02-1 të datës 13.08.2007

Out of stock

Category: Klasa e Pestë

Additional information

Autorët

Sheribane Ibrahimaj Bahtiri, Vllaznim Balidemaj

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
sheribane.bahtiri@hotmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%