No products in the cart.

Shop

EDUKATA MUZIKORE 5

3.00

Teksti Edukatë Muzikore 5, me përpikëri respekton intencat thelbësore, të cilat janë përfshirë në kurrikulën e lëndës së muzikës. Ashtu siç parashihet në të, rezultatet e të nxënit të fushës të cilat zbërthehen dhe specifikohen me anë të rezultateve të të nxënit të lëndës, janë të organizuara në katër tërësi tematike kryesore: 1. Krijimtaria dhe performanca artistike, 2. Gjuha dhe komunikimi artistik, 3. Muzika dhe shoqëria dhe 4. Çmuarja dhe vlerësimi estetik- artistik.

Në këtë libër të cilin keni në dorë kujdes i veçantë i është kushtuar ndërlidhjes së muzikës me lëndët e tjera. Kjo është arritur përmes dëgjimit muzikor, mësimit të këngëve, njohjes së instrumenteve etj.
Mbi të gjitha, ky libër do t’ju ndihmoj të gjeni një rrugë të përshtatshme që të arrini në cakun përfundimtar, e ai është: a) aftësimi i nxënësit për ta përjetuar muzikën si dëgjues aktiv dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë b) që nxënësi ta kultivojë ndjenjën për muzikë c) që nxënësi të kontribuojë në zhvillimin e aftësive për punë të pavarur d) që nxënësi të jetë gjithmonë pjesëmarrës sa më aktiv në botën e muzikës.
Kjo qasje e përgjithshme në procesin e edukimit dhe arsimimit muzikor pa mëdyshje do të ndikojë në formimin e ndjenjave estetike, patriotike dhe sociale të tij.

Qëllimi kryesor i lëndës Edukata muzikore është kultivimi i dëshirës së fëmijës që të jetë pjesë e botës së muzikës si pjesëmarrës aktiv: në njohjen e saj, në njohjen e bukurive të saj, në njohjen e rrugës që çon drejt saj. Kusht themelor për të hyrë në këtë botë është dashuria ndaj saj, andaj detyra tjetër themelore e edukimit muzikor qëndron pikërisht në përpjekjet e saj që të zhvillojë dashurinë te nxënësit për muzikën.

Kjo lëndë synon që këtë lidhje të nxënësit me muzikën ta bëjë: përmes dëgjimit të muzikës, përmes luajtjes në instrumente, përmes nxitjes për krijimtari muzikore, përmes zhvillimit të kreativitetit muzikor, improvizimit, zhvillimit të mëtutjeshëm në njohjen e elementeve dhe koncepteve të reja muzikore, etj. Jemi të bindur se përmes informacioneve që përmban libri, nxënësi do të kultivojë dashurinë për muzikën, e cila, jemi I bindur do ta shoqëroj gjithmonë.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1000/01-B të datës 06.06.2007
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.co

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i katërmbëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 30.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Edukata Muzikore 5 për klasën e pestë të shkollës fillore
Drita Rudi, Rafet Rudi
dritarudi@gmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik, disenji: Lavdim Beqiri
Ilustrimet: Jeton Mikullovci – Jemi
Notograf: Labinot Rudi
Recensentë: Baki Jashari, Besa Luzha, Selim Ballata
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
Rudi, Drita

 

Edukata Muzikore 5: për klasën e pestë të shkollës fillore /
Drita Rudi, Rafet Rudi; [Ilustrimet Jeton Mikullovci-Jemi]
Botimi i parë, Pejë: Dukagjini, 2007 – 80fq.: ilustr me ngjyra; 29cm.
ISBN 978-9951-05-171-2

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1000/01-B të datës 06.06.2007

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Drita Rudi, Rafet Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
dritarudi@gmail.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%