Shop

EDUKATË FIZIKE, SPORTET DHE SHËNDETI 8 – (LIBËR BAZË)

 

Përmbajtja programore e lëndës Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti për klasën e tetë është në përshtatje me karakteristikat, veçoritë dhe dinamikën e rritjes dhe zhvillimit biopsikosocial të fëmijëve të kësaj moshe. Rezultatet më të mira në funksion të ndihmesës së zhvillimit dhe transformimit të drejtë të kësaj moshe arrihen nëpërmjet lëndës së Edukatës fizike, sporteve dhe shëndetit. Krahas zhvillimit dhe përkujdesjes shëndetësore për veten tuaj, ju duhet të krijoni marrëdhënie të shëndetshme me mjedisin që ju rrethon si kusht për jetë të shëndetshme. Fusha kurrikulare, Edukata fizike, sportet dhe shëndeti ju sigurojnë që t’i zhvilloni njohuritë, shkathtësitë, vlerat, qëndrimet dhe të kuptuarit për mirëqenien tuaj mendore, emocionale, sociale dhe fizike. Edukata fizike dhe sporti ndikojnë në zhvillimin tuaj cilësor, ju përgatisin për mundësi e përgjegjësi. Edukata fizike dhe sporti ndikojnë në masë të madhe si në shëndetin tuaj, ashtu dhe të shoqërisë. Ju rekomandohet që të angazhoheni në nivelin e duhur dhe të përshtatshëm për t’u marrë me realizimin e aktiviteteve fizike gjatv gjithë jetës tuaj. Aktivitetet fizike në mënyrë të rregullt, iu kthehen në mjet të rëndësishëm për zhvillimin tuaj fizik, psikik, social e emocional, si dhe në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit. Nëse nuk jeni aktiv në ndonjë sport, ju mund të merreni me aktivitete të ndryshme lëvizore si dhe me ushtrime të ndryshme formimi, të cilat po ashtu ndikojnë në masë të mjaftueshme në zhvillimin e trupit dhe të aftësive tuaja funksionale. Gjatë ushtrimeve ju do të shpenzoni energji, andaj është e nevojshme që të njiheni edhe me kulturën e të ushqyerit. Kini kujdes, nuk keni nevojë të përdorni shtesa ushqimore dhe substanca që shkaktojnë varësi, me qëllim të rritjeve të rezultateve. Rezultatet më të mira dhe cilësore arrihen me të ushqyerit e shëndetshëm. Kushtoni rëndësi ushqimit të shëndetshëm. Përcillni dhe kontrolloni efektet e ushtrimeve, nëpërmjet evidentimit dhe krahasimit të rezultateve tuaja. Kontrolloni shëndetin tuaj. Këshillohuni me mjekun dhe mësimdhënësin/en e edukimit fizik. Krijoni dhe ruajeni ekuilibrin në mes të punës dhe pushimit. Kini kujdes ndaj përdorimit të tepruar të teknologjisë informative që shkakton pasivitet lëvizor. Është e rëndësishme t’i kuptoni rregullat dhe parimet e ushtrimeve dhe të aktiviteteve sportive. Për arritje më të larta dhe cilësore, ju duhet t’i përvetësoni sa më mirë rregullat teknike të sporteve të ndryshme. Të njiheni me rregullat e asistimit-ndihmës, me qëllim të sigurisë personale e të parandalimit të lëndimeve gjatë të ushtruarit. Rëndësi të veçantë kanë gjithashtu njohuritë për mënyrën e dhënies së ndihmës së parë në raste të lëndimeve të ndryshme. Krijoni edukatën dhe shprehinë e të ushtruarit të vazhdueshëm, me masë, disiplinë e vullnet si dhe me vetëdije për konkurrencë të ndershme.

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/108, të datës 13.08.2021.

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.librat.net
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet,
memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion,
televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 8 për klasën e tetë
Sadik Krasniqi, Rrezon Krasniqi
sadik.krasniqi@uni-pr.edu

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Berat Lipa
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Malsor Gjonbalaj, Arianit Qorraj, Vlora Bllaca-Ejupi

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore: www.kgscenter.net

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

37.016:796(075.3)

Krasniqi, Sadik

Edukatë fizike, sportet dhe shëndeti 8 : për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët /
Sadik Krasniqi, Rrezon Krasniqi.
– Prishtinë: Dukagjini, 2021. – 160 f. :ilustr. ; 25 cm.
1. Krasniqi, Rrezon

ISBN 978-9951-05-410-2

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e tetë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 01/B/108, të datës 13.08.2021.

 

Category:

Additional information

Autorët

Sadik Krasniqi, Rrezon Krasniqi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese "Dukagjini"

Kontakti

Shtëpia Botuese "Dukagjini"
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
sadik.krasniqi@uni-pr.edu

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%