No products in the cart.

Shop

EDUKATA FIGURATIVE 4

3.00

Ky libër i lëndës së Edukatës Figurative për klasën e katërt të arsimit fillor është përpiluar me përkushtim të veçantë duke iu përmbajtur në tërësi plan-programit nga kurrikula kombëtare, sajuar nga ekspertët e lëmisë përkatëse.
Nënkategoritë janë të shkoqitura sipas renditjes së njëjtë, të sqaruara me tekst dhe me shembuj praktik punimesh, sipas kurrikulës së aprovuar nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe janë të formuluara drejt e qartë.
Nxënësit nga ky libër do të përvetësojnë: perspektivën në hapësirë, baraspeshën formave dhe shtrirjet e sipërfaqeve.
Gjithashtu ata do t’i mësojnë llojet e vizatimeve, manifestimin e ngjyrave në psikologjinë e njeriut, llojet e ngjyrave dhe kontrastin e tyre. Shkollarët e rinj, do të mësojnë dhe do të njihen me veçoritë e artit figurative dhe të artit aplikativ si dhe do të njihen me komunikimin pamor, me anë të shenjave, simboleve dhe pamjeve të lëvizëshme.
Përmbajtja e këtij libri i aftëson nxënësit të dinë t’i çmojnë vlerat estetike artistike të shoqërisë sonë dhe të shoqërive tjera, dhënë me shembuj të krijimeve të artistëve vendorë dhe të huaj.
Hartimi i librit është bërë në pajtim me kërkesat shkollore pedagogjike.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 2009/02-1 të datës 04.07.2006
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i pestë, viti 2020
Tirazhi: 25.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Edukata Figurative 4 për klasën e katërt të shkollës fillore
Basri Mekolli
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Përgatitja artistike & realizimi kompjuterik:
Basri Mekolli – Magic Studio Prishtinë
Fotoja e dorës në ballinë: Xifa Studio
Lektor: Sylë Osmanaj
Recensentë: Rexhep Ferri, Valdeta Vuçitërna, Ahmet Gashi, Shani Syla, Haki Xhakli
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.874(075.2)
Mekolli, Basri
Edukata Figurative 4/ Basri Mekolli.- Botimi i parë.- Pejë
Dukagjini, 2006 – 48fq.: ilustr me ngjyra; 29cm.
Fjalorth i shprehjeve në artet pamore: f. 44-47

 

ISBN 978-9951-05-141-3

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Basri Mekolli

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%