Shop

BIOLOGJIA 9
(LIBËR BAZË)

2.50

Parathënia
Libri i biologjisë për klasën e nëntë ishte libri i parë i hartuar sipas planprogramit pilot të zhvilluar nga MASHT me të cilin filluan ndryshimet në planprogramin e mësimit të biologjisë në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit. Ndryshe nga planprogrami pilot ku janë përfshirë përmbajtje të shkurtra nga disiplinat e ndryshme të biologjisë në planprogramin e ri të lëndës së biologjisë për klasën IX, tërë përmbajtja programore i kushtohet biologjisë së njeriut. Kështu, në këtë libër është përshkruar në mënyrë kronologjike organizimi struktural hierarkik i trupit të njeriut, me ç’rast krahas ndërtimit të strukturave anatomike është analizuar edhe funksioni ose fiziologjia e tyre. Përveç këtyre përmbajtjeve vend të posaçëm zënë edhe përmbajtjet që kanë të bëjnë me cildin jetësor të njeriut, me trashëgimin dhe antropogjenezën. Informacionet e dhëna lidhur me përmbajtjet programore të përmendura krahas nivelit të verifikuar shkencor ato njëkohësisht janë edhe në funksion të zbatimit praktik të proceseve, dukurive dhe ligjshmërive biologjike në jetën e përditshme, gjë që ngritë lartë shicallën e edukimit shëndetësor të nxënësve të kësaj moshe dhe i përgatitë këta për një jetë të rregulltë dhe të lumtur në fazat vijuese të ciklit jetësor të tyre. Strukturën e tekstit krahas informacioneve të përmbajtjes e begatojnë edhe elementet e aparatit pedagogjik si: ilustrimet, pyetjet dhe detyrat, udhëzimet për punë praktike, kuriozitetet etj. Pra, janë bërë përpjekje që teksti t’iu shërbejë nxënësve dhe mësimdhënësve të biologjisë për të realizuar në mënyrë sa më kreative procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies duke zbatuar metoda të reja të mësimdhënies, të cilat promovojnë të nxënit ndërveprues në klasë. Edhe përkundër përpjekjeve që të arrijmë këtë qëllim, jemi të vetëdijshëm për ]ëshimet eventuale. Andaj, vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat e mësimdhënësve, të nxënësve por edhe të prindërve lidhur me ngritjen e cilësisë së teksti do të pranohen me kënaqësi nga autorët.

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1092/02-1 të datës 26.06.2006
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Biologjia 9 për klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët
Ismet D. Bajraktari, Fetah M. Halili, Agim M. Gashi
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor artistik dhe disenji:
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Luan Ahma, Dr. Ahmet Geca, Ylber Çitaku
Lektor: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.857 (075.2)
Bajraktari, Ismet
Biologjia 9: për klasën e nëntë /Ismet Bajraktari, Fetah Halili, Agim Gashi
Pejë: Dukagjini, 2006. – 160f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.
Hyrje: f. 7
ISBN 9951-05-140-5
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 1092/02-1 të datës 26.06.2006

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Ismet D. Bajraktari, Fetah M. Halili, Agim M. Gashi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
i_bajraktari@yahoo.com fetah_halili@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%