No products in the cart.

Shop

BIOLOGJIA 8
(LIBËR BAZË)

2.50

Parathënie
Teksti i Biologjisë për klasën e tetë të shkollës së mesme të ulët është hartuar duke u bazuar në planin dhe programin mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe është në pajtueshmëri të plotë me Ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm.
Programi mësimor i biologjisë për këtë klasë është vazhdimësi e programit të biologjisë të klasës së shtatë. Në klasën e tetë lënda e biologjisë është ndarë në këto njësi mësimore:
-Mjedisi jetësor dhe ekosistemet, qarkullimi i matieries dhe energjisë në ekosistem, ekosistemet natyrore dhe antropogjene, zhvillimi i botës së gjallë e njeriu dhe mjedisi jetësor.
Në përvetësimin e njohurive nga biologjia e klasës së tetë më së shumti do të mësoni në shkollë, për këtë do t’ju ndihmojë mësimdhënësi me sqarimet gjatë orës mësimore, si dhe teksti nga i cili do të mësoni në shkollë dhe në shtëpi.
Për ta njohur botën bimore dhe shtazore, në veçanti vendbanimin dhe mënyrën e jetës së tyre, nuk është mjaftë të mësohet vetëm nga teksti dhe përkushtimi në orën mësimore. Është e domosdoshme të mësohet drejtpërdrejt edhe nga natyra. Me rëndësi të veçantë është se para se të organizohet të shkuarit në natyrë ose planikifimi i ndonjë forme tjetër të punës praktike, të lexoni dhe të njiheni me detyrat që paraprakisht duhet t’i kryeni. Për disa punë është e nevojshme t’i bartni disa mjete pa të cilat nuk mund t’i zbatoni detyrat e parashtruara. Është me rëndësi që me rastin e zbatimit të detyrave që keni marrë në shkollë të punoni në grupe, meqë kjo formë e punës gjithnjë jep rezultate më të mira sesa puna individuale.
Përmbajtjet mësimore në këtë tekst zakonisht fillojnë me pjesën përgatitore. Në këtë pjesë edhe ka detyra që duhet t’i kryeni në shtëpi, në natyrë apo edhe nga materiali që keni marrë gjatë shetive në natyrë. Për këtë është e domosdoshme që në rstin e shëtitjeve në natyrë, sidomos në mjediset ku jetoni, të vëzhgoni dhe të grumbulloni materialin dhe të dhënat që merrni për kryerjen e detyrave. Përgatitja për orën e biologjisë nga ju kërkon të bëni përsëritjen e njësisë mësimore që keni mësuar më parë. Kjo është e domosdoshme, sepse ju mundëson që lëndën e re mësimore ta përvetësoni më lehtë.
Kujdes të veçantë duhet t’iu kushtoni ilustrimeve nga të cilat do të njiheni me gjër që nuk i keni në tekst. P.sh. në fotografi janë paraqitur marrëdhëniet e ndryshme në ekosistem, disa prej tyre nuk janë të përshkruara në tekst, por ju vetë duhet ti zbuloni. Në tekst ka fotografi nga sjellja e shtazëve, ndotja e mjedisit dhe mbrojtja e mjedisit etj., dhe nga këto fotografi duhet t’i nxjerrin pjesët e përmbajtjes mësimore. Nëse nuk dini të mësoni nëpërmjet fotografisë, luteni mësimdhënësin që t’ju ndihmojë në sqarimin e përmbajtjes së saj. Në fund të njësisë mësimore në tekst do të gjeni ‘pyetjet dhe detyrat’, ‘pasqyrën e lëndës ose përmbledhjen e shkurtër’. Duke i kryer këto detyra do të verifikoni se e keni nxënë mësimin. Në tërësi në fund të tekstit e keni fjalorin terminologjik që do t’’ju ndihmojë në përvetësimin e lëndës mësimore.
Vërejtjet tuaja për tekstin e biologjisë paraqitjani mësimdhënësit të biologjisë, i cili do t’i njoftojë autorët dhe kështu do të kontribuoni në përmirësimin dhe avancimin e tekstit me rastin e ribotimit.
Shpresojmë se njohuritë e fituara nga lënda e biologjisë, në veçanti nga ekologjia, do të ndikojnë në ngritjen e vetëdijes dhe të përgjegjësisë suaj për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 478/02-1 të datës 04.07.2007
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 28.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Biologjia 8 për klasën e tetë të shkollës së mesme të ulët
Esat Hoxha
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik, disenji: Edi Agagjyshi
Recensentë: Mr. Sc. Esma Rugova, Dr. Sc. Muharrem Jakupaj, Nezafete Nushi
Lektor: Sylë Osmanaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
372.857 (075.2)
Hoxha, Esat
Biologjia 8: për klasën e tetë të shkollës së mesme të ulët / Esat Hoxha…[et.al]
Pejë: Dukagjini, 2005. – 160f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.
Në vend të parathënies: f. 4-5
1. HOXHA, Esat
ISBN 9951-05-093-X
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 478/02-1 të datës 04.07.2005

 

 

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Esat Hoxha, Behxhet Mustafa, Esad Dauti, Ragip Rrustemi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
behxhetm@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%