Shop

BIOLOGJIA 7
LIBËR BAZË

3.70

Fletore e pune “Biologjia 7” është hartuar në bazë të planprogramit mësimor, sipas Kurrikulës së re të aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe është në përputhje të plotë me Ligjin për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Lënda e saj do t’u shërbejë nxënësve si një nevojë e mundësi më shumë për të kuptuar më lehtë dhe për t’i thelluar më shumë njohuritë e marra në programin e lëndës “Biologjia 7”. Përmbajtja e saj përfshin çdo temë të programit mësimor, në katër pjesët e librit.
Nëpërmjet figurave të paraqitura, detyrave, ushtrimeve, eksperimenteve, fjalëkryqeve dhe vrojtimeve, nxitet puna krijuese e nxënësve dhe shprehitë praktike.
Plotësimi i fletores së punës mund të bëhet individualisht ose bashkërisht me nxënësit e tjerë. Ushtrimet, detyrat, eksperimentet bëhen në bashkëpunim me mësimdhënësin/en dhe nxënësit e tjerë. Nxënësit në fund të çdo teme mund të nxjerrin përfundime me vlerë për organet dhe sistemin e organeve, shëndetin e njeriu, si dhe sistemin riprodhues te shtazët dhe bimët. Në bazë të këtyre mund të kërkojnë më lehtë informacione të reja nga interneti, televizori, revistat përkatëse etj.
Realizimi i këtij modeli të fletores së punës është rezultat i konsultimit dhe bashkëpunimit edhe me mësimdhënës të shkollës së mesme të ulët dhe të lartë, me punë kualifikuese bashkëkohore dhe me mendim të përparuar pedagogjik. Shpresoj se ky libër do të mirëpritet, ndërsa vërejtjet dhe sugjerimet eventuale janë të mirëseardhura për botimet e ardhshme.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët fillor, me vendimin numër 329/01-b, të datës 17.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Biologjia 7-Libri bazë për klasën e shtatë
Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
behxhetm@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë:Dr. Esat Hoxha, Dr. Ferdije Zhushi – Ethemi, Msc. Xhavit Sahiti, Msc. Gyltene Selimi
Lektorë: Muhamet Reçica, Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Dizajni: Leopard Cana
Ilustrimet:
Kopertina: Leopard Cana

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

57(075.2)
Mustafa, Behxhet
Biologjia 7 – Libri bazë /Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 160f.: ilustr.; 24 cm.
1. Hajdari, Avni; 2. Mustafa Sojeva, Shpresa
ISBN 978-9951-05-305-1

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 141/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
behxhetm@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%