No products in the cart.

Shop

BIOLOGJIA 6
(LIBËR BAZË)

3.70

Libri i Biologjisë për klasën e gjashtë të shkollës së mesme të ulët është hartuar duke u bazuar në planin dhe programin mësimor sipas Kurrikulës së Re të aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
Në klasën e gjashtë, lënda e biologjisë si koncept ka botën e gjallë dhe mjedisin, në njërën anë dhe shëndetin e njeriut, në anën tjetër. Libri është konceptuar në tri pjesë kryesore. Para çdo pjese është ilustrimi përkatës, që bashkë me të dhënat për pjesën, nxit kërshërinë e nxënësve dhe mundëson zhvillimin e imagjinatës.
Pjesa e parë: Biodiversiteti
Në këtë pjesë përqëndrimi është në përshkrimin e strukturës dhe funksionimin e qelizës, indit, organit, sistemit të organeve dhe organizmit te bimët dhe shtazët, duke i krahasuar ato. Sqarohen këtu rregullat themelore të emërtimit, klasifikimit në kategori taksonomike, të qenieve të gjalla në baza shkencore dhe përfitimet nga ky klasifikim. Përshkruhen dhe krahasohen 5 mbretëritë e botës së gjallë. Shpjegohet rëndësia e biodiversitetit si vlera më e lartë e natyrës dhe përfitimet e njeriut në jetën e përditshme. Janë trajtuar me kujdes vlerat e biodiversitetit të Kosovës, rreziqet për llojet e caktuara dhe masat për ruajtjen e tyre.
Pjesa e dytë: Qeniet e gjalla dhe mjedisi jetësor
Në këtë pjesë trajtohen karakteristikat e qenieve të gjalla, varësia nga njëra-tjetra si dhe përshtatshmëritë ndaj mjedisit ku jetojnë. Janë sqaruar përbërësit e ekosistemit, qarkullimi i materies dhe i energjisë përmes zinxhirëve ushqimorë. Janë shpjeguar hollësisht ekologjia e popullatave, sjellja e shtazëve, organizimi i biocenozave, krahasimi i ekosistemeve natyrore dhe atyre antropogjene, biomet, ndikimi i njeriut në mjedis dhe mbrojtja. Të gjitha këto në tekst janë të ndërlidhura me fotografi dhe ilustrime përkatëse, të cilat do të nxisin mendimin e pavarur të nxënësve në gjykimin e çështjeve rreth organizimit të qenieve të gjalla, marrëdhëniet e tyre me mjedisin. Aty ku trajtohet mbrojtja e mjedisit, përfshihen konceptet bazë dhe kjo gjë ua siguron nxënësve njohuritë e nevojshme për të kuptuar dhe reaguar ndaj degradimit të mjedisit. Për të pasur njohuri më të plota për qeniet e gjalla dhe për mjedisin në të cilin jetojnë ne propozojmë që ky vështrim i përgjithshëm në pjesën e parë dhe të dytë të trajtohet drejtpërdrejt në ekskursionet që janë pika të rëndësishme për studimet ekologjike. Kjo do t’ua mundësojë nxënësve t’i përvetësojnë njohuritë dhe rezultatet nga fusha e ekologjisë.
Pjesa e tretë: Shëndeti, sjelljet dhe emocionet e njeriut
Në këtë pjesë, trajtohen ushqimi dhe shëndeti, higjiena personale e njeriut dhe mjedisit ku jeton, riprodhimi dhe edukata seksuale, drogat dhe pasojat për të rinjtë e të rriturit.
Në fund të çdo njësie mësimore është bërë një përmbledhje dhe janë shtruar pyetjet që kanë për qëllim të verifikojnë njohuritë e përvetësuara të nxënësve. Janë caktuar dhe detyra.
Shpresojmë së njohuritë e fituara nga lënda e Biologjisë VI, do të ndikojnë te ju në ngritjen e vetëdijes, ndërgjegjësimit dhe në kulturën për mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe shëndetit tuaj.

 

 

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 199/01-b, të datës 28.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

 

Biologjia 6 për klasën e gjashtë
Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
behxhetm@yahoo.com

 

 

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Esat Hoxha, Dr. Esad Dauti, Msc. Xhavit Sahiti, Psikologe Gyltene Selimi, Pedagog Remzi Bujari
Lektorë: Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Dizajni: Leopard Cana
Kopertina: Leopard Cana

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”

 

 

Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
57(075.2)
Mustafa, Behxhet
Biologjia 6 / Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 148f: ilustr; 24 cm.
1. Hajdari, Avni 2. Mustafa Sojeva, Shpresa
ISBN 978-9951-05-283-2

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 199/01-b, të datës 28.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

Autorët
behxhetm@yahoo.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%