No products in the cart.

Shop

ARTI FIGURATIV 8
(LIBËR BAZË)

2.50

Dispozitat e përgjithshme dhe terminologjia e artit
Viti i tetë shkollor është vit me të cilin përmblidhet përvoja mësimore e përfituar gjatë viteve paraprake të mësimit tetëvjeçar, pra edhe përvoja nga arti figurativ. Me arritjet teknologjike, dukshëm janë zgjeruar mundësitë shprehëse dhe kreative të nxënësve. Sigurisht se nxënësi, duhet t’i shfrytëzojë përparësitë e këtyre arritjeve, sidomos ato të kompjuterit, mirëpo, para së gjithash ai duhet të aftësohet për të vepruar si qenie kreative e cila di të përjetojë të bukurën, di ta konceptojë drejt të vërtetën, natyrën, njeriun. Lënda e artit figurativ, e klasës së tetë, zhvillohet përmes tri proceseve të rëndësishme mësimore, e këto janë: 1. procesi njohës (të vërejturit, perceptimi shqisor dhe estetik) 2. procesi kreativ (të krijuarit dhe krijimtaria) dhe 3. procesi estetik Ocomunikim, analiza dhe vierësimi estetik) Këto mund ti quajmë edhe koordinata themelore brenda të cilave zhvillohen edhe njësitë e tjera përbërëse të artit, siç janë forma, përmbajtja, hapësira, sipërfaqja, vija, ngjyra, harmonia, kontrasti, etj. E konsiderojmë të nevojshme të flasim për terminologjinë e artit figurativ, e cila ka pësuar ndryshim. Siç dihet, arti ndahet në dy gjini të mëdha artistike: në artin figurativ dhe në artin aplikativ. Që të dy këto gjini përbejnë një tërësi unike që është quajtur “art vizual”. Quhej kështu, sepse i referohej shqisës së të pamurit, pra syve. Dhe pikërisht për këtë shkak, pra mbasi meqë ka të bëjë me shqisën e të pamurit, termi i artit vizual që më tepër kishte kuptim ndërkombëtar, u zëvendësua me një term të ri shqip, me termin arti pamor. Në këtë tekst, ç’është e vërteta, ndonjëherë prapë do të haset termi: “art figurativ” mirëpo ai do ta këtë kuptimin e artit pamor, që tashmë po përdorët rregullisht në fjalorin e përditshëm estetik. Me qëllim që sa më shumë t’i përshtatemi kërkesave të mësimit bashkëkohor, pyetësorin në fund të çdo kapitulli e kemi shtruar në formë testi, përmes të cilit mund të verifikohet se në çfarë mase është përvetësuar lënda e artit pamor nga ana nxënësve. Për më shumë, edhe në përpilimin e tekstit integral jemi shërbyer me metodologjinë bashkëkohore të punës, që do të thotë se është aplikuar analiza dhe sinteza e çdo njësie programore, duke u mbuluar dendur me shembuj nga praktika artistike.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 512/02-1 të datës 13.07.2005
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i trembëdhjetë, viti 2020
Tirazhi: 28.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Arti Figurativ 8 për klasën e tretë të shkollës së mesme të ulët
Mustafa Ferizi
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor artistik dhe disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Gentian Lluka
Recensentë: Hysni Krasniqi, Eshref Qahili, Agron Hajredinaj, Sevdije Maliqi
Lektor: Gazmend Bërlajolli
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
3372.874 (075.2)
Ferizi, Mustafa
Arti Figurativ VIII / Mustafa Ferizi.
Pejë: Dukagjini, 2005. – 94f.: ilustr. Me ngjyra; 24 cm.
Në vend të parathënies: f. 9
1. Ferizi, Mustafa
ISBN 9951-05-095-6
Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 512/02-1 të datës 13.07.2005

 

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Mustafa Ferizi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%