No products in the cart.

Shop

ART FIGURATIV 9

2.50

Klasa e nëntë e mësimit shkollor paraqet një shkallë më të avancuar të mësimit të njohjes dhe të përvetësimit të njohurive të nevojshme përkitazi me specifikat e artist figurativ. Mu për këtë edhe programi mësimor profilizohet në përputhshmëri me aftësitë psikov-kreative dhe estetike të nxënësve.
Në këtë nivel të mësimit shkollor krijohen parakushtet e nevojshme për thellimin e mëtutjeshëm të përvojës kreative të krijuar gjatë viteve paraprake të shkollimit, nga kultura figurative, e cila njëherësh, duhet të jetë bazë për nxitjen e dashurisë për artin dhe për ligjet e krijimtarisë artistike, të cilat u përgjigjen mundësive emotive dhe intelektuale të nxënësve. Pra programi mësimor i arti figurativ mund të realizohet dreje, nëse kontribuon që njohuritë e zëna në periudhën e mësimit paraprak, nga lënda e artit figurativ, t’i thellojnë edhe më, t’i pasurojnë me përvoja të reja kreative dhe estetike. Pra objektivat e planprogramit të lëndës së artit figurativ për klasën IX përkojnë me zhvillimin e shpirtit kreativ, emocional e intelektual të nxënësve, ngase vetëm të zhvilluar, përkatësisht të edukuar dhe të arsimuar kështu, mund të krijojnë raporte të shëndosha ndaj artit, kulturës, shoqërisë dhe jetës në përgjithësi.
Jemi dëshmitarë të zhvillimit të hovshëm të arritjeve të teknikës dhe teknologjisë, të cilat duhet shfrytëzuar me maturi, gjithnjë duke passer kujdes që ato të mos e cenojnë individualiteit krijues të nxënësve. Nxënësi, pra duhet t’i shfrytëzojë përparësitë e arritjeve tekniko industriale sic është p.sh.: kompjuteri, aparatet digjitale etj, mirëpo, para së gjithash, duhet të aftësohet për të vepruar si genie kreative mëvetëse e cila di të përjetojë të bukurën, dhe cdo gjë që lidhet me të dhe me artin.
Mu për këtë, Planprogrami i lëndës së artit figurativ për klasën IX, shton para nxënësve detyrën të mësojnë të vërejnë dhe të perceptojnë, të mendojnë dhe të krijojnë dhe së fundi të vlerësojnë, përkatësisht të gjykojnë estetikisht. Pra, me këtë planprogram, nxënësit duhet të vetëdijësohen si personalitete perceptuese e vrojtuese të dukurive fenomenologjike. Njëherësh ata duhet të aftësohen si qenie kreative e krijuese, të dinë të mendojnë dhe të gjykojnë për artin.
Mu për këtë, shtrohet nevoja që materia e përfshirë me këtë planprogram të zbërthehet përmes tri momentele apo fazave elementare:
1. Faza perceptuese (të vërejturit apo vrojtimi shqisor, perceptimi mendor, estetik dhe gjithëpërfshirës);
2. Faza kreative (të krijuarit dhe krijimtaria) dhe
3. Fasa estetike (analiza dhe vlerësimi estetik).
Këto mund t’i quajmë edhe kategori themelore brenda të cilave zhvillohen edhe nënkategoritë apo njësitë e tjera konstituive të artit, sic janë hapësira, forma, sipërfaqja, trajta, vija, ngjyra, vëllimi, përmbajtja, harmonia etj. Ato përbëjnë boshtin e lëndës së artit figurativ për klasën gjegjëse, sepse janë të lidhura ngushtë me krijimtarinë dhe me të krijuarit. Mirëpo, gjithashtu edhe faza estetike, përkatësisht komunikimi, pastaj analiza dhe vlerësimi kanë rol të madh në edukimin dhe në arsimimin e mirëfillë të nxënësve të klasës IX.

 

 

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 2079/02-1 të datës 19.07.2006
Tekst i rishikuar sipas vendimit të ministrit të MASHT nr. 201/01B

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020

Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

Botimi i nëntë, viti 2020
Tirazhi: 27.000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

Arti Figurativ 9 për klasën e nëntë të shkollës së mesme të ulët
Mustafa Ferizi

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Realizimi kompjuterik: Kujtim Gacaferri

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

372.874(075.2)
Ferizi, Mustafa
Art Figurativ 9: për klasën e nëntë të shkollës së mesme të ulët /
Mustafa Ferizi/ Botim i parë
Pejë: Dukagjini, 2006. – 80fq. ilustr. Me ngjyra; 29cm.

ISBN 9951-05-129-2

Lejohet për botim me vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nr. 2079/02-1 të datës 19.07.2006

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Mustafa Ferizi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI
info@dukagjinipublishing.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%