No products in the cart.

Shop

ABETARE PUNE

3.00

1. Teksti i Abetares të mëson t’i lexosh dhe t’i shkruash të gjithë tingujt dhe shkronjat e gjuhës shqipe, të lexosh me kuptim tregime e tekste të ndryshme me karakter letrar dhe joletrar, të shkruash tekste të shkurtra, fjali, fjalë dhe ushtrime të larmishme me karakter analitik, sintetik e krijues.
2. Teksti i Abetares të mëson që, në mënyrë intuitive, të zbulosh disa dukuri gjuhësore, si: shenja pikësimi, rregulla drejtshkrimore të thjeshta, të cilat të bëjnë ta përdorësh gjuhën shqipe saktë, bukur e pa gabime.
3. Teksti i Abetares është mbështetur në metodat më bashkëkohore të tekstologjisë moderne për përvetësimin e lexim-shkrimit fillestar. Ai mbështetet në traditën e abetareve të gjuhës shqipe dhe në natyrën e veçantë të gjuhës shqipe.
4. Teksti i Abetares është strukturuar në tri pjesë:
• Paraabetarja, e cila mbështetet në metodën fonike, alfabetike, globale;
• Abetarja, e cila mbështetet në metodën analitike, sintetike;
• Pasabetarja, që është vazhdim i të lexuarit të kuptimshëm.
5. Teksti i Abetares realizon një integrim ndërmjet lexim-shkrimit dhe lëndëve shkollore si matematikë, art, dramë, shkencë etj.
6. Teksti i Abetares ka më qendër të vëmendjes universin e fëmijës, si: lojërat, kafshët, ëndrrat, edukimin me dashurinë për prindërit, për mësuesin, për vendin. Jep njohje për vendlindjen, natyrën e saj, historinë dhe shoqërinë shqiptare ku flitet shqip.
7. Teksti i Abetares është i shoqëruar me Abetaren e punës, përmes së cilës nxënësit do të kryejnë shumë ushtrimë gjuhësore për të zbërthyer e përvetësuar librin bazë.

 

 

ABETARE PUNE E PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË
Fituese në konkursin e përbashkët të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës
Prill, 2012
Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës
Prill, 2012

 

Redaktorë shkencorë:
Prof. Dr. Rami MEMUSHAJ
Dr. Neki Juniku
Recensues: Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU
Balkize LOXHA
Arjana KAMBA
Redaktore letrare: Prof. As. Dhurata SHEHRI
Redaktore gjuhësore: Prof. As. Aljula JUBANI
Korrektore: Besmira NINO
Dorina BASHA
Ilustrimet grafike: Lorenc BUZI
Paraqitja grafike: Elidor KRUJA
Shtypi:
Shtypshkronja PEGI – Shtypshkronja DUKAGJINI
Botimi i nëntë, viti 2020
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi & Dukagjini, 2012
Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga Botime “Pegi”, Shqipëri dhe “Dukagjini”, Kosovë. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi.

Out of stock

Category:

Additional information

Autorët

Saranda K. Pozhegu, Islam Krasniqi, Mimoza Ç. Gjokutaj, Shezai Rrokaj

Shtëpia Botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI, info@dukagjinipublishing.com

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%