Historiku

Historiku

Shtëpia botuese “DUKAGJINI” ka një histori(k)

E themeluar më 14 mars të vitit 1994, në kohët e vështira për librin dhe
kulturën në Kosovë, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh dhe me
përkrahjen e parezervë të Ndërmarrjes Grafike Botuese Librare të atëhershme,
Shtëpia botuese “Dukagjini” për një kohë të shkurtër u promovua në njërën nga
shtëpitë më të mëdha botuese jo vetëm në Kosovë e ndër shqiptarë, por edhe më
gjerë. Me emrin e saj lidhen ide e ndërmarrje të guximshme botuese që u paraqitën në
përurime, në panaire e në manifestime të tjera të librit në Prishtinë, Tiranë, Shkup,
Tetovë, Frankfurt, Gjenevë, Paris etj. Në mbështetje të aktiviteteve të saj ishte hapur
edhe Libraria Ndërkombëtare në Prishtinë, e para e këtij lloji në Kosovën e pasluftës.

 

Duke filluar me seritë “Fryma” (dijet humane) dhe “Rozafa” (letërsi) e më
vonë me “Botimet e veçanta” dhe “Dukagjini Balkan Books” (në gjuhë të huaja), pak
vite pas luftës, “Dukagjini” botoi literaturë të mirëfilltë dhe fundamentale për
zhvillimet intelektuale të kohës, si dhe bashkëpunoi me autorët dhe profesionistët më
të njohur të teksteve shkollore, për t’u bërë sot lider i botimeve të arsimit fillor e të
mesëm të reformuar. “Dukagjini” ka marrë shumë mirënjohje e çmime të
rëndësishme, ndërsa autorët e tij u botuan në disa gjuhë botërore. Në kolanat e
botimeve të veta, të shquara për përgatitje profesioniste dhe disenj modern, përveç në
gjuhën shqipe, botoi edhe libra në gjuhë angleze, gjermane e frënge.
Gjithashtu, tashmë “Dukagjini” ka edhe imprintin e vet “Lekë”, i cili sjell në shqip
librat më aktualë nga fusha të ndryshme të shkencës dhe letërsisë.

Sot, tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini” i takojnë standardit të lartë
profesional; të hartuara me metodat më bashkëkohore dhe në përputhje të plotë me
kriteret nga MAShTI.

Shtëpia Botuese Dukagjini njihet për respektimin rigoroz të të drejtave të autorit.
Ajo ka bashkëpunuar me botues të vendit e të jashtëm, me shpërndarës
ndërkombëtarë, me organizata e fondacione të shoqërisë civile, si dhe me

Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës dhe
Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë me licencat e të cilave ka
sjellë gjithë programin e teksteve shkollore.

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%