Librat

Shtëpia Botuese “Dukagjini” prezanton Librat.net – të gjitha tekstet shkollore në formë elektronike!

LIBRAT.NET është web-i apo platforma e cila është pjesë e Shtëpisë Botuese “Dukagjini” dhe përfshin të gjitha tekstet shkollore në formë të digjitalizuar, pra, librat shkollorë në formë elektronike.

IDEJA E REALIZIMIT 

Platforma digjitale LIBRAT.NET është krijuar duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e të gjithë mësimdhënësve tanë, veçanërisht për përgatitjen e orëve mësimore dhe planifikimin e tyre.
Ky projekt ka qenë në proces të përgatitjes, mirëpo për shkak të pandemisë realizimi dhe lansimi i tij është përshpejtuar dhe kemi arritur për një kohë rekorde t`u ofrojmë qasje digjitale të gjithëve në tekstet shkollore.

PËRDORIMI LIBRAT.NET

Kjo platformë iu shërben mësimdhënësve të të gjitha niveleve, nga niveli i parashkollorit deri tek ai i mesëm i lartë.

Kjo nuk do të thotë se u mohohet qasja dhe përdorimi prindërve dhe nxënësve, të cilët dëshirojnë që librat shkollorë t’i lexojnë në formë digjitale.

Qasja në platformë është e thjeshtë dhe praktike. Mjafton që të hapim një faqe të re kërkimi në internet, të shkruajmë www.librat.net dhe pasi që hapet platforma, të zgjedhim klasën që kërkojmë dhe pas hapjes së klasës të klikojmë mbi kopertinën e librit që shfaqet, varësisht nga lënda, që duam ta lexojmë. Pas hapjes së të dhënave të librit që kemi klikuar, e shohim edhe butonin KLIKO LEXO dhe kur klikojmë mbi të hapet edhe libri që kemi kërkuar.

Kërkimi i librave në platformë mund të bëhet duke e shkruar emrin e autorit, emrin e lëndës apo klasën. Në qoftë se brenda një libri dëshirojmë që ta lexojmë vetëm një njësi të caktuar mësimore, atëherë përmes përmbajtjes në fillim të librit mund të klikojmë mbi titullin dhe automatikisht hapet njësia mësimore që kemi përzgjedhur.

Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e pandemisë së krijuar nga virusi Covid-19 dhe duke njohur vështirësitë e mësimdhënies online, “Dukagjini” me këtë projekt mbështet mësimdhënësit/et në këtë situatë, ndërsa një qasje e tillë u mundësohet, po ashtu, të gjithë shqiptarëve në diasporë dhe kudo në botë. Prandaj qasja është PA PAGESË.

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%