Librat

Blijeni këtë javë librin “Një shqiptar në CIA”, fitimet shkojnë për Down Syndrome Kosova

Në kuadër të javës së shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, më 21 mars, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, ka nisur një iniciativë dashamirëse solidariteti.

Në bashkëpunim me autorin e librit “NJË SHQIPTAR NË CIA”, Bashmir Xhemaj, të gjitha fitimet e shitjes së librit gjatë kësaj jave, në librarinë Dukagjini dhe të gjitha libraritë e Kosovës, shkojnë në ndihmë të organizatës “Down Syndrome Kosova” në Prizren.

Autori Xhemaj ka thënë se “kjo është gjëja më e vogël që mund të bëhet në solidarizim dhe për të ndihmuar organizatat që merren me kauza të të tilla të ndjeshme. Falë edhe mirëkuptimit e bashkëpunimit të Librarisë Dukagjini, kemi vendosur që të gjitha fitimet nga shtija e librit të shkojnë për Syndrom Down Kosova, qendra në Prizren”.

Ai po ashtu ka ftuar dashamirët e librit që të blejnë sa më shumë kopje – në mënyrë edhe duke lexuar, të ndihmojnë këtë komunitet.

f
1942 Amsterdam Ave NY (212) 862-3680 chapterone@qodeinteractive.com

    Free shipping
    for orders over 50%