Abetarja e re vjen si paketë e kompletuar, e përbërë nga: Libri i nxënësit, Fletorja e punës, Libri i mësuesit dhe versioni digjital i Librit të nxënësit. Për këtë moshë nxënësish, është e rëndësishme që të mësojnë nga kombinimi tekst-ilustrim, që e karakterizon Abetaren e re.
Çdo tekst në Abetare ka vlerë edukative, saktësi shkencore dhe është në përputhje me moshën, mundësitë njohëse dhe interesat e nxënësve.